• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shkëmbim zjarri, mes policit e hajdutit!

policia_speciale_kosovaRahovec, 05 prill 2013
- Në fshatin Xërxë të Rahovecit, një i dyshuar ka shkëmbyer zjarr me policin, në tentim për tu mbrojtur, pasi ishte hetuar futja e tij në pronën familjare të policit. Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Hazir Berisha, njoftoi se në momentin kur dikush është hetuar se ka hyrë në pronën familjare, polici kishte dalë në oborr, me ç’rast kishte vërejtur që dikush kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili është në botën e jashtme. “Në çastin kur polici i afrohet shtëpisë, për të parë se ç’po ndodhte aty, i dyshuari, duke parë se do të kapet në flagrancë, ka shtënë me kallashnikov në drejtim të tij. Polici i është përgjigjur me armën zyrtare”, tha Berisha, sipas të cilit, nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar.
Forca të shumta policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë një seri aktivitetesh hetimore, për ta kapur të dyshuarin, i cili supozohet të ketë ikur kah arat e këtij fshati. “Për hetimin e rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit”, tha Berisha, duke sqaruar se të gjitha provat materiale që janë mbledhur në vendin e ngjarjes, do t’i kalojnë Prokurorisë për procedura të mëtejme.
 
 
Share