• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kërkohet shërbim 24-orësh nga policia!

Dragash, 05 prill 2013
– Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Dragash, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj, përkatësisht riemërimit të atyre që ishin edhe më parë dhe zëvendësimitklsb_krusheve_gora të disa prej tyre, si dhe plotësimit me një anëtar të nacionalitetit goran.
Pavarësisht se themelimi i këtij këshilli është cilësuar nga LDK-ja, si njëpartiak, i themeluar vetëm nga anëtarët e PDK-së, mbledhja e sotme i ka dhënë legjitimitet të plotë KKSB-së, në këtë përbërje. Më vonë, Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP), ka mbajtur takim në ambientet e nënstacionit policor në fshatin Krushevë, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në këtë trevë, ku gravitojnë fshatrat kufitare (Restelicë, Krushevë, Zlipotok, Globoçicë). Kryetari i këtij këshilli lokal, Behar Brenolli, të pranishmit i ka njoftuar me atë që është diskutuar sot në Dragash, në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në këtë takim është vendosur që të kërkohet në vazhdimësi shërbim 24-orësh të nënstacionit policor në Krushevë. Ky këshill është zotuar që t’iu drejtohet organeve më të larta shtetërore, që kjo kërkesë të merret parasysh. Gjithashtu, në takim u tha se ky këshill do të punojë me banorët e kësaj treve, që t’i bind ata për një bashkëpunim më të mirë me policinë dhe organet tjera shtetërore.
Më herët, drejtuesit e stacionit policor në Dragash, janë ankuar para delegatëve të Kuvendit Komunal të Dragashit, se banorët nga treva e Gorës nuk po bashkëpunojnë fare me Policinë e Kosovës. Nga ana tjetër, disa nga zyrtarët komunalë nga kjo trevë, patën thënë se banorët e kanë humbur besimin tek policia, pasi, sipas tyre, kjo e fundit nuk po iu përgjigjet ankesave të banorëve nga kjo trevë, lidhur me vjedhjet e shumta që po iu ndodhin.
 
 
Share