• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Burim Piraj rizgjedhet kryetar i AAK-së!

Dragash, 06 prill 2013
– Burim Piraj është rizgjedhur me aklamacion për kryetar të degës së AAK-së në Dragash, në Kuvendin Zgjedhor, i cili u mbajt të shtunën. Për t’i përshëndetur punimet e Kuvenditramush_burim_aak_dragash të degës, në Dragash erdhi i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë pjesës ceremoniale, drejtuesi i degës në Dragash, Burim Piraj, tha se popullata në këtë komunë po mashtrohet, duke menduar se çdo ditë e më shumë, jeta e tyre po përmirësohet. “Përkundrazi, jeta e qytetarëve po vjen duke u vështirësuar dhe, po nuk u ndryshua mënyra e qeverisjes, e nesërmja do të jetë shumëfish më e keqe”, tha Piraj. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se parametrat e zhvillimit nuk janë të mirë në Kosovë dhe se vendi ka nevojë për një zhvillim të përshpejtuar. “Të gjithë e dimë këtë, prandaj edhe duhet të punohet në zhvillimin e vendit. Është interesi i të gjithëve që t’i ndërrojmë këto parametra për mirë”, tha Haradinaj, duke specifikuar Dragashin, për të cilin tha se është më i rrezikuar ekonomikisht. “Njeriu vjen deri këtu dhe, doemos duhet të kthehet prapa, sepse nuk ka ku të vej më tej. Prandaj, të ndërtosh diç në Dragash, është më se e vështirë. Atyre që investojnë në këtë komunë, iu lumtë, sepse përkundër këtyre vetive negative, megjithatë investojnë. Ne, ju premtojmë se do t’i gjurmojmë të gjitha resurset e kësaj komune, për t’i shfrytëzuar ato në zhvillimin ekonomik”, tha Haradinaj. Fjalime përshëndetëse mbajten edhe përfaqësuesit e partive të tjera, si Fatmir Mehmeti (LDK), Usmen Ballxhi (koalicioni boshnjak VAKAT), Qamil Kolloni (LDD), Nasuf Brenolli (PSDG), si dhe Zaim Hajredini (AKR). Më pas, në këtë ceremoni u bë edhe shpërndarja e librezave për anëtarët e rinj që u anëtarësuan në këtë parti, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i gjertanishëm i degës së AKR-së, Agzim Gashi dhe Nysret Veliu, ish-anëtar i LDK-së.
Në pjesën e punës, Kuvendi i degës së AAK-së ka zgjedhur Këshillin drejtues prej 20 anëtarëve, nga i cili pritet që brenda një jave të zgjedhet kryesia e degës. Njëkohësisht, në këtë Kuvend, ku morën pjesë 63 delegatë, u zgjodhen edhe pesë delegatë për Kuvendin qendror të partisë.
 
Këshilli drejtues i degës së AAK-së në Dragash:
 
Nr.
Anëtarët
Vota
01
Valdete Uka
45
02
Lulëvera Jonuzaj
41
03
Florim Veliu
39
04
Myfail Mahmuti
32
05
Agron Gashi
32
06
Ymridin Krasniqi
32
07
Luljeta Berisha
30
08
Selami Sahiti
30
09
Mahmut Mahmuti
29
10
Nesim Miftari
27
11
Agzim Gashi
26
12
Nysret Veliu
26
13
Selim Selimi
25
14
Diellza Krasniqi
23
15
Driton Skenderi
22
16
Fjolla Krasniqi
21
17
Ahmet Krasniqi
20
18
Florim Krasniqi
19
19
Sadie Xhimshiti
19
20
Xhemile Elshani
19
 
Delegatët për Kuvendin qendror të AAK-së:
 
Nr.
Anëtarët
Vota
01
Burim Piraj
54
02
Valdete Uka
29
03
Myfail Mahmuti
27
04
Ymridin Krasniqi
26
05
Luljeta Berisha
25


 
 
 
 
 
 
Share