• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Një i vdekur dhe shtatë të lënduar në trafik!

aksident_malisheve_minibusMalishevë, 07 prill 2013
- Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, në një aksident të rëndë komunikacioni, i cili ka ndodhur në periferi të Malishevës, rrugës drejtë Rahovecit. Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Bekim Begaj, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth mbrëmjes së të shtunës, ku kanë qenë të përfshirë një veturë e tipit “Golf” dhe një kamionetë. Sipas tij, në aksident ka vdekur shoferi i veturës “Golf”, Selman Bytyçi (1954), nga fshati Shkozë e Malishevës, i cili ka qenë duke qarkulluar drejt Malishevës. Ndërkaq, shtatë të lënduarit janë personat që po udhëtonin me kamionetë, në drejtim të Rahovecit.
Gazeta “Koha Ditore” ka publikuar emrat e të lënduarve, sipas së cilës janë të gjithë që ndodheshin në kamionetë: Brahim Desku (1962) nga Klina, Ajet Selmani (1988) nga Broja e Skenderajt, Basri Thaçi (1983) nga Broja, Kolë Berisha (1962) nga Dobërdoli i Klinës, Driton Shaqiri nga Broja, Murat Thaçi (1976) nga Broja dhe Faik Thaçi (1971) nga Broja. Sipas kësaj gazetae, Brahim Desku, Kolë Berisha dhe Driton Shaqiri kanë pësuar lëndime të rënda dhe gjenden për trajtim mjekësor në QKUK, në Prishtinë.
Kjo gazetë raportonë se ka marrë vesh, që të lënduarit janë punëtorë të kompanisë “Geo Mineral”, e cila operon në periferi të fshatit Astrazup të Malishevës dhe që ka për bashkëpronarë disa familjarë të kryeministrit Thaçi. Sipas njoftimeve, trupi i pajetë i Selman Bytyçit nga Shkoza, me vendim të prokurorit, i është dorëzuar menjëherë familjes për varrim.
 
 
Share