• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hajnat vjedhin edhe Krushen e Madhe!

krusha_madhe_prizrenRahovec, 08 prill 2013
- Hajnat që janë bërë të shumtë kohët e fundit, këto ditë ia kanë mësyrë edhe fshatit Krushe e Madhe, në të cilin shumë shtëpi kanë mbetur të pabanuara, për shkak të mërgimit, por edhe si pasojë e luftës së fundit, e cila më së shumti ka dëmtuar këtë fshat.
Siç bëjnë me dije banorët e këtij fshati, mbrëmë rreth orës 22:00, hajnat e maskuar kanë thyer dyert dhe më pas kanë plaçkituar katër shtëpi në këtë fshat, tre shtëpi në lagjen Zeqiri dhe shtëpinë e Muhamet Durakut.
Shefi Zeqiri, me ta kuptuar lajmin, ka lënë punën në Zvicër dhe është nisur drejtë Kosovës, për të parë nga afër se çka ka ndodhur me shtëpinë e tij. “Hajnat, të cilët janë bërë shumë në Kosovën e pasluftës, pasi marrin informata nga banorë vendas, duke shfrytëzuar planet dhe strategjitë e tyre mashtruese, mësyjnë shtëpitë e mërgimtarëve, pasi aty ndihen më të sigurt dhe shpresojnë për më shumë gjah”, ka thënë njëri nga banorët e këtij fshati, duke mos përjashtuar mundësinë për vetorganizim, në mbrojtjen dhe sigurinë e fshatit të tyre.

Share