• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
LDK, peticion kundër Parkut nacional?

Dragash, 09 prill 2013
- Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) në Dragash, ka diskutuar rrjedhën e peticionit, me të cilin kundërshton shpalljes së 57 për qind të territorit të Komunës së Dragashit, si park nacional. Ky subjekt mendon se në Dragash do të duhej të përfshihej më pak territor dhe jo gjysma e komunës. Kryetari i degës së LDK-së, Fatmir Mehmeti, thotë se kjo parti kundërshton fuqishëm shpalljen e gjithë kësaj hapësire, si park nacional. “Ne kemi diskutuar për ecurinë e peticionit rreth kësaj çështje dhe, deri më tani jemi të kënaqur me nënshkrimet”, tha Mehmeti.parku_nacional_sharri
Nga ana tjetër, Ligji është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe është shpallur në Gazetën Zyrtare, pasi është dekretuar nga kryetarja e shtetit, Atifete Jahjaga, tre ditë pasi është miratuar në Kuvend, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas këtij ligji, Park Nacional është shpallur pjesa e territorit të maleve të Sharrit, si tërësi hapësinore, e cila veçohet me vlera dhe raritete natyrore, pyje të ruajtura, numër të madh të ekosistemeve të rëndësishme pyjore, numër të konsiderueshëm të llojeve të ruajtura endemike dhe relikte, karakteristika të pasura gjeomorfologjike, hidrologjike, si dhe me vlera shkencore, kulturore, historike, peizazhore, sportive, rekreative – turistike dhe veprimtaritë që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, sipas kritereve mjedisore. Parku Nacional “Sharri” përfshinë sipërfaqen prej 53.469 hektarësh dhe shtrihet në territorin e komunave: Kaçanik, Shtërpcë, Suharekë, Prizren dhe Dragash, kufij këta të përcaktuar me këtë ligj. Më i zëshmi që kundërshton këtë sipërfaqe në territorin e Dragashit, është anëtari i LDK-së në Kuvendin Komunal, Naim Ramadani, i cili ka menaxhuar ekonominë pyjore të Dragashit për një kohë të gjatë. Ai thotë se zgjerimi i parkut, i cili deri më tani nuk e ka përfshirë komunën e Dragashit, merr hapësirë të madhe, e cila është e dobishme kështu si është. “Ne nuk jemi kundër parkut, por jemi kundër mënyrës së shpalljes, e cila është bërë pa konsultime, pa dialog, pa njoftime. Përfshirja e 57 % të territorit të komunës në park, nuk ka ndodhur askund në botë”, ka thënë Ramadani, duke akuzuar kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, se në formë tinëzare e kishte dhënë pëlqimin për shpalljen e Parkut Kombëtar. Sipas tij, gati gjysma e sipërfaqes së parkut që përfshinë komunën e Dragashit, është mbi 26 mijë hektarë dhe përbën 57 % të territorit të kësaj komune. “Parku përfshinë një pjesë të madhe të tokave private, si dhe një pjesë të madhe të pyjeve ekonomike të komunës”, u ka thënë Ramadani mediave. Sipas tij, kufizimet dhe ndalesat e shumta të ligjit për parkun, sjellin pengesa dhe bllokada të punës dhe jetës së popullatës lokale. ”Shpallja e parkut dhe konservimi i natyrës, nuk ka asnjë lloj mundësie të mos ndaloj shfrytëzimin dhe kufizimin e të mirave materiale të natyrës, ndryshe nuk do të ishte park kombëtar”, ka vlerësuar Ramadani.
 
 
Share