• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Nëntë fshatra të Opojës, sot pa rrymë!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 10 Prill 2013 00:00

kek_dragashDragash, 10 prill 2013
- Korporata Elektroenergjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të mërkurën, më 10.04.2013, për afro gjysmë ore do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike, për konsumatoret që furnizohen nga linja e Bellobradit. “Prej orës 11:00 deri në ora 11:20, në nënstacionin e Dragashit do të shkyçet dalja në drejtim të Bellobradit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Sipas këtij njoftimi, ndërprerja bëhet për shkak të punimeve në rrjet dhe, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Bellobradi, Brruti, Kapra, Kosava, Pllajniku, Shajna, Xërxa, Zgatari dhe Zymi.
Korporata ka kërkuar paraprakisht ndjesë nga konsumatorët e kësaj ane, duke u zotuar se këto punime do të sjellin më shumë cilësi dhe stabilitet në furnizimin me energji elektrike.
 
 
Share