• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konfirmohet varreza masive në Mitrovicë!
e Mërkurë, 10 Prill 2013 20:57

varreza_masive_kerkimetPrishtinë, 10 prill 2013
- Misioni evropian (EULEX), nëpërmjet një komunikate për media i ka vërtetuar dyshimet se eshtrat e gjetura në varrezën e boshnjakëve, në veri të Mitrovicës, janë viktima të luftës në Kosovë dhe se dyshohet edhe për varreza të tjera masive në këtë lokacion. “Departamenti për Mjekësi Ligjore (DLM) dhe Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) e EULEX-it, me mbështetjen e Policisë së Kosovës, dje kanë kryer një operacion në varrezat myslimane, në pjesën veriore të Mitrovicës. Me këtë rast janë gjetur mbetjet mortore të shtatë personave që konsideroheshin të zhdukur. Po aty, janë gjetur edhe dy pjesë të tjera skeletore. Viktimat janë zhvarrosur prej varreve të pashënuara që shtriheshin në pjesën e sipërme dhe atë të poshtme të varrezave. Gjatë këtij operacioni, janë lokalizuar edhe katër varre të mundshme. Kjo ishte rezultat i disa javëve të analizave të dokumenteve të ndryshme që datonin nga konflikti i viteve 1998-1999. DML i EULEX-it beson se në këtë lokacion mund të ketë edhe më shumë varreza të pashënuara dhe se do të kërkojë urdhëresa shtesë nga prokuroria, për më shumë zhvarrime në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Gjatë këtij viti, EULEX-i dhe DML-ja kanë kryer 18 operacione në terren, në Pejë, në pjesën jugore të Mitrovicës, pjesën veriore të Mitrovicës, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj. Shtatë nga këto lokacione kanë rezultuar me zhvarrime, ku janë gjetur mbetjet mortore të 28 personave.
 
 
Share