• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Banorët e Baçkës kërkojnë investime!

Dragash, 12 prill 2013
- Banorët e fshatit Baçkë, në trevën e Gorës së Dragashit, thonë se fshati i tyre është anashkaluar, kur bëhet fjalë për investime kapitale. Ata fajësojnë pushtetarët lokalë, të cilët janë nga komuniteti i tyre, duke i konsideruar si përgjegjës për mosinvestimet në fshatin e tyre. “Jemi lënë në stihi... Askushbacka_gora_dragash nuk interesohet për ne”, i ka thënë Kohës, Asllan Ferati, një banor i këtij fshati, duke shtuar se, në mungesë të perspektivës, nga rreth 120 shtëpi që ka ky fshat, në të jetojnë vetëm disa dhjetëra banorë, shumica të moshuar. Sipas tij, të rinjtë e këtij fshati e kanë marrë botën në sy.
Të tjerë banorë të këtij fshati, thonë se banorët e asnjërit nga fshatrat tjerë të rajonit të Gorës, nuk mund të ankohen më tepër se sa banorët e këtij fshati të vogël. “Deri tani, krejt ajo që ka përfituar ky fshat, është realizimi i projektit të ujit të pijshëm, i mbështetur edhe nga një shoqatë humanitare. Baçka, ka nevojë për më shumë investime”, shprehen këta banorë. Pos problemeve të tjera, ata thonë se mjaft telashe po iu sjellë edhe rruga, për të cilën thonë se, jo vetëm që nuk është e asfaltuar, por edhe për çdo ditë ka shembje shkëmbinjsh, për heqjen e të cilëve nuk angazhohet kush. Ata, assesi nuk po binden se Komuna e Dragashit nuk ka mjete për të investuar në këtë fshat. Disa banorë, të kontaktuar nga Koha, thonë se, kur ka pasur mundësi që në disa fshatra të tjerë të Gorës të realizohen nga dy-tre apo edhe më tepër projekte për një vit, atëherë ka mundur të investohet diç edhe në fshatin e tyre.
Nga ana tjetër, pushtetarët thonë se banorët e këtij fshati, sikur kanë hezituar të kërkonin përkrahjen, apo edhe të sillnin projekte konkrete në Komunë. “Pavarësisht nga kjo, interesimi për investime në këtë fshat, nuk ka munguar. Baçka asnjëherë nuk është harruar, por disa fshatra të tjerë kanë pasur më tepër nevojë dhe jemi përcaktuar për to”, ka thënë Çasip Kushi, nënkryetar i Komunës për komunitetet pakicë. Duke iu referuar investimeve, të cilat priten që në këtë lokalitet të realizohen këtë vit, Bejan Haxhihasan, drejtor i Urbanizmit, ka thënë se janë siguruar mjete për kubëzimin e qendrës së fshatit, ndërsa asfaltimi i rrugës është lënë për vitin tjetër. “Sivjet kemi alokuar 20 mijë euro për kubëzimin e rrugës kryesore, deri në dalje të fshatit. Ndërkaq, në mot po shpresojmë se do të zgjidhet edhe problemi i asfaltimit të rrugës, e cila vërtet po iu shkakton telashe banorëve të mbetur në këtë fshat”, ka thënë Haxhihasan.
 
 
Share