• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Kukës nis bashkëpunimin turistik!

dragash_prizren_kukesKukës, 13 prill 2013
- Në kuadër të promovimit të Qendrës Rajonale të Informacionit Turistik, Këshilli i Qarkut Kukës mblodhi në një tryezë të rrumbullakët krerët e disa Komunave të Kosovës, Prizren, Dragash, Gjakovë, Suharekë, si dhe krerët e Komunës Margegaj të nënprefekturës Tropojë.
Këshilli i Qarkut Kukës, siç mësuan burimet tona nga zyrtarët komunalë të Dragashit, bëri prezent para pjesëmarrësve rëndësinë që ka bashkëpunimi me njëri-tjetrin, në kuadër të zhvillimit të turizmit rajonal, rol kyç ky në mbarëvajtjen e gjithë procesit të projekteve ndërkufitare që është në proces për zhvillimin e tërë rajonit. Pjesëmarrësit përgëzuan iniciativën e kësaj Qendre dhe premtuan që ky takim do të sjellë edhe takime të tjera dhe do të ngrihen grupe punuese për të marrë iniciativa të përbashkëta, në kuadër të promovimit të vlerave kulturore, artizanale dhe turistike, të cilat i posedojnë këto zona. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Agjencisë Rajonale të Zhvillimit të Jugut të Kosovës, të cilët premtuan mbështetje në projektet e përbashkëta, duke hedhur si ide aplikacionin e të dhënave turistike (online) nëpërmjet telefonave celularë.
Një pikë tjetër me rëndësi të veçantë në këtë punëtori ishte edhe vendosja për një takim tjetër, për të nënshkruar bashkërisht një marrëveshje memorandumi, për të forcuar më tej bashkëpunimin si dhe ngritjen e grupeve të punës, si dhe për ecurinë dhe mbarëvajtjen në tre drejtime të përbashkëta në gastronomi, zejtari dhe promovim. Në fund të takimit u shkëmbyen materiale promovuese, harta, guida, fletë palosje, si dhe broshura të ndryshme, të cilat u ekspozuan në Qendrën e Informacionit Turistik.
 
 
Share