• Rubrikat •
• Kërkimi i Shpejtë •
• Dita e FLAMURIT •
edhe:
Gëzuar!
Dy të plagosur rëndë, në Tiranë! |
e Martë, 16 Prill 2013 20:31 |
Tiranë, 16 prill 2013 - Dy persona janë qëlluar me armë zjarri në Tiranë, rreth orës 20:00 të së martës. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, në afërsi të Liqenit Artificial, pranë Gardës së Republikës. Mësohet se njëri prej të plagosurve është, Lulzim Koka, i cili ka marrë disa plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike. Mjekët kujdestarë kanë thënë se gjendja e tij është kritike. I plagosuri i dytë është, Rifat Rustemi, pjesëtar i gardës. Gjendja e tij shëndetësore thuhet se është më e mirë. Kjo ngjarje e rëndë dhe e trishtueshme që ka tronditur qytetarët tiranas, thuhet se ka ndodhur brenda një lokali. Burimet tona nga vendi i ngjarjes mësojnë se, bëhet fjalë për një biznesmen, i cili ndodhet në rrezik për jetën. Për motivet dhe kryesit e kësaj vepre ende nuk dihet, por dëshmitarët kanë rrëfyer se personat që kanë qëlluar, janë larguar në këmbë. Nga policia është kuptuar se dy të plagosurit ndodheshin brenda një lokali, ku nisën debatin me dy persona të tjera, të cilët nxorën armët dhe qëlluan drejt tyre. Pas kësaj, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po heton për të zbuluar identitetin e tyre dhe arsyet që motivuan këtë ngjarje të rëndë.
|