• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Serbia e ka pranuar marrëveshjen!
Nga: Radio SHARRI   
e Enjte, 18 Prill 2013 13:32

thaci_daciq_eshtonLubjanë, 18 prill 2013
- Kryeministri Thaçi, bashkë me anëtarët tjerë të Delegacionit të Kosovës, pas kërkesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Ketrin Eshton, janë kthyer sërish në Bruksel për të vazhduar takimin e ndërprerë mbrëmë pas mesnatës. Me të marrë kërkesën, delegacioni i Kosovës është kthyer mbrapsht për në Bruksel, nga Aeroporti i Lubjanës, njofton Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe anëtarët tjerë të Delegacionit të Kosovës në dialogun ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas kërkesës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Ketrin Eshton, janë kthyer nga Aeroporti i Lubjanës për në Bruksel për të vazhduar takimet, në kuadër të dialogut”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se “Delegacioni shtetëror i Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi, do të vazhdojë angazhimin për arritjen e marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe të proceseve integruese për të gjitha shtetet e rajonit”.
Mbrëmë, pas përfundimit të raundit të 9 të bisedimeve, kryeministri Thaçi ia ka bërë të qartë Baroneshës Eshton, se mund të kthehet në tavolinën e bisedimeve, nëse ka garanci nga pala tjetër që do ta nënshkruaj marrëveshjen. “Fakti që Baronesha e ka ftuar kryeministrin Thaçi që të kthehet mbrapsht, në gjysmë të rrugës për në Kosovë, është shenj se Serbia do ta pranojë marrëveshjen”, ka thënë një zyrtar që është i përfshirë në bisedime.
 
 
Share