• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi synon kursimin e energjisë!

Dragash, 22 prill 2013
– Në Dragash filloi sot diskutimi për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) dhe Efiçiencën e energjisë. Këtë temë do ta shtjelloj, për tre ditë radhazi, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i cili disa vjet vepron në Dragash, me synim përpilimin e një Plani të qëndrueshëm zhvillimor për këtëundp_maliq_pireci komunë. Pjesë e këtij plani është bërë edhe Komponenta e energjisë, ku po punohet për konservimin e biodiversitetit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës në komunë e Dragashit.
Eksperti për energjinë, Maliq Pireci, tha se gjatë një fushate të integruar vetëdijesuese, e cila ka të bëj me energjinë, planifikohet sensibilizimi i qytetarëve për mënyrën se si mund të kursehet energjia, pa cenuar nevojat e domosdoshme të njerëzimit. “Projekti që po implementohet në Dragash, ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për burimet e ripërtërishme të energjisë dhe efiçiencën e saj”, tha Pireci në ligjëratën që zhvilloi ditën e parë të seminarit treditor që po zhvillohet në Dragash. Pireci ka sqaruar në detaje për energjinë diellore, ku dha disa shembuj të instalimit të saj në disa institucione të Dragashit ku, sipas tij, instalimi ka rezultuar me sukses, pasi dukshëm i ka kursyer shpenzimet që krijoheshin më parë për ujin e ngrohtë. Konkretisht, ai mori si shembull QKMF-në e Dragashit, në të cilën uji aktualisht ngrohet nga energjia diellore.
Si burim tjetër i ripërtëritshëm, Pireci tha se ekzistojnë mundësitë e shfrytëzimit të erës dhe ujërave termale “Energjia diellore, ajo e erës dhe energjia gjeotermale, janë burime të ripërtërishme të energjisë që ndikojnë edhe në ngritjen e efiçiences së energjisë. Megjithatë, Dragashi është dëshmuar si vend i përshtatshëm për energjinë e ujit, ku Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kryer edhe studimet për potencialin e shfrytëzimit të ujit për ndërtimin e disa hidrocentraleve të vogla”, i tha Pireci Radio SHARRI-t, pas përfundimit të ditës së parë të seminarit, duke paralajmëruar se ky seminar do të vazhdojë edhe të martën dhe të mërkurën, ku është paraparë që të sqarohen burimet e energjisë nga biomasa, si dhe të diskutohet për efiçiencën e energjisë në amvisëri, transport dhe nëpër objektet e mëdha publike. Seminari që ka për qëllim sensibilizimin për shfrytëzim të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efiçiencën e saj, ka koinçiduar me datën kur shënohet ndërkombëtarisht “Dita e Tokës”, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe dashurinë ndaj planetit tonë.
 
 
Share