• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dita e Tokës u shënua edhe në Dragash!

dita_toka_dragashDragash, 22 prill 2013
– Edhe në komunën e Dragashit, Dita e Tokës u shënua me aktivitete të shumta në pastrimin e ambientit, brenda qytezës së Dragashit. Aktiviteti më i organizuar u shënua nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme “Ruzhdi Berisha” të Dragashit, të cilët me qeska në duar mblodhën mbeturinat e hedhura, vend e pavend, nga personat e pandërgjegjshëm. Ishin nxënësit e klasës XII-2, nga drejtimi “Gjimnaz i përgjithshëm”, të cilët iu qasen aksionit për pastrimin e qendrës së Dragashit, të udhëhequr edhe nga profesorët e tyre Muharrem Qafleshi, Artan Krasniqi dhe Vloran Cenaj.
Dita e Tokës kremtohet në mbarë botën, duke ndërmarrë aktivitete, si kjo e nxënësve të Dragashit, e që ka për qëllim të tërheq vëmendjen e qytetarëve për t’iu kujtuar rëndësinë dhe vlerat e rruzullit tokësor dhe të elementit bazë natyror të tij.
Me anë të këtyre aktiviteteve, sensibilizohet njerëzimi, për ta kuptuar se Toka duhet të shfrytëzohet dhe mbrohet si një pasuri kolektive me vlera të pashtershme. Kjo ditë është iniciuar nga senatori, Gaylord Nelson, në vitin 1969 e që në vazhdimësi përkujtohet në datën 22 prill, kur 20 milionë amerikanë morën pjesë në një demonstratë mjedisore, e quajtur si “Dita e Planetit”. Kjo ditë u shndërrua, nga një ngjarje vjetore në Shtetet e Bashkuara, në një ngjarje globale.
 
 
Share