• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Në Opojë u gjetën dy eksplozivë!

bomba_mine_eksplozivDragash, 22 prill 2013
- Në Ditën e Tokës, në fshatin Zaplluxhe, në trevën e Opojës së Dragashit, është njoftuar për gjetjen e një granate dore, A-2. Për këtë është informuar njësiti i çminimit dhe, brenda ditës pritet dalja e tyre në vendin e ngjarjes. Ndërkaq, më 20 prill, një banor kishte vërejtur një mjet të dyshuar, në lumin e fshatit Blaç, dhe menjëherë e ka njoftuar policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti për çminim i FSK-së dhe ai i KFOR-it, të cilët e kanë nxjerrë nga uji mjetin e rrezikshëm dhe e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar, në një vend të sigurt.
Njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar edhe disa mjete të tjera të pashpërthyera, në rajonin e Prizrenit. Policia rajonale ka njoftuar sot se, gjatë fundjavës, në rajonin e Prizrenit janë raportuar pesë raste të gjetjeve të mjeteve eksploduese të pashpërthyera, të cilat janë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar nga ekspertët. Më 18 prill një qytetar nga Drenoci i Malishevës, përderisa po punonte në oborrin e tij, ka hasur në një mjet të dyshimtë, i cili ka rezultuar të jetë projektil i prodhimit gjerman, i mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore. Mjeti i pashpërthyer është asgjësuar nga njësiti për çminim e FSK-së dhe ai i KFOR-it. Ndërkaq, më 20 prill, një banor e ka informuar policinë e Suharekës se në malet e fshatit Dobërdolan ka parë një mjet të dyshimtë. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i çminimit të FSK-së e ka shpërthyer mjetin, granatë dore e prodhimit kinez. Po të njëjtën datë, në lagjen serbe, në Rahovec, një punëtor që po gërmonte në një oborr të një shtëpie të pabanuar, ka hasur në një granatë dore, e cila dyshohet të jetë vendosur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
 
 
Share