• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet për shantazhe në Facebook!

facebook_mashtrimRahovec, 29 prill 2013
- Hetues policorë nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit kanë arrestuar shtetasin, Lulzim Dina, nga një fshat i Rahovecit, si i dyshuar për veprat penale të shantazhit; mashtrimit dhe fotografimit të paautorizuar.
Sipas hetimeve të para, pas ankesës së një femre, janë gjetur prova dhe fakte se i dyshuari, pasi i ka përvetësuar viktimat me premtime të rreme për martesë, më vonë ndaj tyre ka ushtruar shantazh, duke iu kërkuar para për fshirjen e fotografive komprometuese, të cilat i postonte në “Facebook” në emër të një personi të imagjinuar të gjinisë femërore.
Zëdhënësi i Policisë rajonale, Hazir Berisha, ka njoftuar sot se, Lulzim Dina, përdorte një emër të rremë gjatë takimeve me viktimat. “Pas mbledhjes së provave dhe intervistës me të dyshuarin, në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndaljen e të dyshuarit, nën masën e arrestit me burg, të cilën e ka vërtetuar gjyqtari i procedurës paraprake, duke ia vazhduar paraburgimin në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë në Prizren, Hazir Berisha, sipas të cilit, i dyshuari Dina është recidivist i veprave të tilla penale.
 
 
Share