• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kupa e Serbisë, organizohet në Kosovë?
e Martë, 30 Prill 2013 10:11

Beograd, 30 prill 2013
- Federata e Hendbollit e Serbisë nuk heq dorë nga dëshira për të organizuar turneun final të Kupës së saj, në territorin e Kosovës, saktësisht në Zubin Potok. Krerët e kësaj federate po insistojnë që turneu final i Kupës së Serbisë të mbahet në Zubin Potok, ashtuhendboll_serbia_kupa siç e kishin planifikuar para se të përmbylleshin negociatat mes Serbisë dhe Kosovës. Për këtë qëllim, Federata serbe i ka nisur dje një letër Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF) për ta njoftuar me, siç kanë thënë, disa çështje teknike. Por, EHF-ja e ka njoftuar javën e shkuar Federatën e Hendbollit të Serbisë, se nuk mund të organizojë ndeshje në territorin e Kosovës, pa marrë leje nga Federata e Hendbollit e Kosovës. Përgjigje kjo, me të cilën Serbia nuk është pajtuar, megjithëse është shprehur se do ta respektojë vendimin. "Kosova, si shtet, nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe i asnjë federate sportive ndërkombëtare, si FIFA, UEFA, FIBA, FIVB etj. Në kuadër të EHF-së, ka statusin e anëtarit me të drejta të kufizuara", thuhet në letrën që Federata serbe ia ka dërguar kreut të EHF-së, Jean Brihault, dhe sekretarit të përgjithshëm, Michael Wiederer, ku thuhet mes tjerash se, vendimi që finalja e Kupës të luhet në Zubin Potok, nuk ka qenë ide për të provokuar e as për të shkaktuar probleme me Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Federata serbe ka shkruar më tej se, për 13 vjetët rresht, ajo kujdeset për tetë skuadra të hendbollit dhe mbi 400 hendbollistë në pjesën veriore të Kosovës, të cilët marrin pjesë në garat që organizon ajo. Ata kanë bërë të ditur se, për nevojat e hendbollit në këtë rajon të Kosovës, Qeveria e Serbisë ka ndërtuar dy palestra. "Vendimi për të luajtur në Zubin Potok, është për ta promovuar hendbollin. Bëjmë të ditur se, mes Serbisë dhe Kosovës, nuk ekziston kufiri por vetëm kalimet administrative", vazhdon letra e Federatës serbe, të cilën e transmeton gazeta “Koha Ditore”. Turneu final i Kupës së Serbisë është i paraparë të zhvillohet më 18 dhe 19 maj, në Zubin Potok, dhe për këtë janë kualifikuar skuadrat, si Partizani, Vojvodina dhe Cërvenka e Zajeçarit. Por, i shpejt ka qenë reagimi i Federatës së Kosovës, e cila ka kërkuar nga EHF-ja që ta ndalojë një hap të tillë të Serbisë.
 
 
Share