• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Formacionet zyrtare: Barcelona-Bayern!
e Mërkurë, 01 Maj 2013 20:01

barcelona_bayernBarcelona, 01 maj 2013
- Janë zyrtarizuar formacionet e sfidës gjysmëfinale, në Ligën e Kampionëve. Barcelona do të startoj me këtë 11-she: Valdes, Alves, Pique, Bartra, Adriano, Song, Xavi, Iniesta, Pedro, Cesc dhe Villa. Ndërsa Bayerni me: Neuer; Lahm, Boateng, van Buyten, Alaba, Javi Martinez, Schweinsteiger, Robben, Müller, Ribery dhe Mandzukic.
“Është shumë e vështirë por jo e pamundur”. Kështu mendojnë tifozët e Barcelonës, në prag të gjysmëfinales së dytë me Bayernin nga Mynihu. Edhe pse ka pësuar një humbje të rëndë në "Allianz Arena", një javë më parë, disfatë kjo që nuk iu ka ndodhur, që prej finales së vitit 1994 (Milan 4 - 0 Barcelona), katalonasit shpresojnë ende në fitore të mundshme. Tifozët e Barçës shpresojnë madje edhe në kualifikim, duke u bazuar në "manita"-n e famshme, kur mposhtën me rezultat 5:0 rivalin historik, Real Madridin. Por, a është Bayern Munchen në këtë sezon, si Reali i Manitas? Sigurisht që jo, por katalonasit kanë të drejtë të shpresojnë. Nëse do të arrijnë sonte të bëjnë përmbysjen e rezultatit, sigurisht që ajo do të ishte historike. Aktualisht është kuptuar se Lionel Messi nuk do të startoj nga minuta e parë për Barcelonën. Lajmi është konfirmuar para pak minutash nga skuadra e Barcelonës, duke thënë se Messi është ankuar në lëndim të muskulit dhe nuk do të startoj në këtë ndeshje. Mosprezenca e Messit në fushë, është edhe një qetësi më shumë për Bayern Munchen, të cilët e llogaritnin pikërisht Messin, si rrezikun kryesor për këtë sfidë.
Nga ana tjetër, pasi “kishte humbur" për disa ditë, Guardiola rishfaqet në Bogota të Kolumbisë, ku komentoi gjysmëfinalen e sontme, midis skuadrës së ardhshme dhe asaj me të cilën bëri historinë. Trajneri spanjoll nuk bëri parashikime, duke thënë se mund të ndodhë gjithçka. “Barcelona dhe Bayerni janë dy skuadra fantastike dhe gjithçka mund të ndodhë. Kanë dominuar plotësisht kampionatet dhe gjithçka që kanë arritur deri më tani, e kanë merituar. Mezi po e pres këtë ndeshje. Nuk bëj parashikime, sepse jam shumë i keq në baste", ka thënë Guardiola.
Ndërkaq, në analizat e bëra, pas ndeshjes Real - Dortmund, mediat gjermane kanë vlerësuar se plani i Realit ishte lëndimi i Lewandowskit. Sipas analistëve gjermanë, Jose Mourinho kishe në planë të thyej moralisht skuadrën, duke tentuar ta lëndojë Lewandowskin, që në 45 minutat e para të ndeshjes, për t’i vënë në presion gjermanët.
 
 
Share