• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bota proteston, Kosova feston!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 01 Maj 2013 22:17

Dragash, 01 maj 2013
- Një Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, në shumë vende të botës u shënua me protesta. Greqia e ka shënuar këtë ditë me grevë 24 orëshe, e cila ka përfshirë, pothuajse gjithë sektorin privat dhe atë publik, madje edhe sektorin e transportit.
Në Stamboll të Turqisë, në Turin të Italisë, si dhe nëpunetor_dita_gezuar Filipine pati përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protesta u zhvilluan edhe në Gjermani, Spanjë, Kamboxhia, Indonezi, Rusi dhe në shumë vende tjera. Shumica prej tyre kaluan me zbrazje të mllefit të protestuesve ndaj qeverive, të cilat, siç u theksua, janë shkaktare të krizës së thellë ekonomike dhe të varfërisë në shumë shtete të botës. Në Kosovë, përkundër shumë problemeve ekonomike, njerëzit më shumë kanë pëlqyer festën se sa protestën.
Pavarësisht papunësisë së lartë dhe varfërisë, Kosova sërish nuk iu bashkua vendeve që protestuan për të kërkuar të drejtat e punëtorëve, në Ditën Ndërkombëtare të tyre. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka fajësuar traditën e gabuar që, sipas tij, është krijuar për shumë vite tek kosovarët që për 1 Maj të mos protestohet, por të festohet. Kundër mosorganizimit të protestës kanë reaguar edhe partitë politike. AAK-ja ka vlerësuar se gjendja e punëtorëve është shqetësuese, ndërsa e quan paradoks që, për 1 Maj festohet. Edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka thënë se “sot, më shumë se kurrë, punëtorët dhe ata që janë në kërkim të punës, duhet të organizohen për protesta kundër shkatërrimit të industrisë”.
Kosova po vazhdon të përballet me rënie të investimeve, eksportit, rritjen e varfërisë, si dhe uljen e remitencave. Por, këto të dhëna nuk i bëjnë aspak përshtypje Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila, nëpërmjet një ankete, ku janë anketuar rreth 18 mijë persona, ka dhënë vlerësimin se në vend është ulur papunësia 10%. Me këto shifra nuk pajtohen partitë politike, ekspertë të ekonomisë dhe Sindikatat e punëtorëve. Këshilli i ekspertëve i LDK-së ka vlerësuar se statistikat e prezantuara, nuk e tregojnë gjendjen reale. “Këto vlerësime shprehin naivitetin e zyrtarëve të kësaj agjencie dhe tregojnë se kjo agjenci po bëhet dorë e zgjatur e Qeverisë. Të dhënat nga ATK-ja dhe Trusti pensional, flasin se vendet e reja të punës të krijuara brenda vitit kanë rënë rreth 16 mijë, sa janë krijuar në vitin 2010, në vetëm 6 mijë, në vitin 2012. Kjo është një rënie e punësimeve të reja 63 %. Duke ditur se rreth 25 mijë qytetarë i bashkohen tregut të punës çdo vit, atëherë rezulton se, nga viti 2010 papunësia është rritur”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Të dhënave të prezantuara nga kjo agjenci, nuk iu beson as AAK-ja. Me po të njëjtat dyshime është edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Ndërkohë, drejtori i institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, i ka ironizuar këto të dhëna. Shifra prej 35 për qind e numrit të të papunëve në Kosovë, edhe qytetarëve po iu duket joreale. Shumica prej tyre mendojnë se shifra e të papunëve është më e lartë se 50 %. Kur flasin për papunësinë, qytetarët tregojnë se në familjet e tyre punon nga një apo asnjë anëtar, ndonëse janë të aftë për punë. Pavarësisht kësaj, kjo festë në Kosovë u festua me muzikë, lojëra dhe forma të tjera të argëtuese dhe jo me protesta.
 

Share