• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Granatë në ndërmarrje, plagoset roja!

policia_kosova_rahovecXërxë, 02 maj 2013
- Policia e Prizrenit ka njoftuar se një granatë dore është hedhur mbrëmë rreth mesnatës, në oborrin e ndërmarrjes “Xerxa” në fshatin Xerxë të Rahovecit, me ç’rast është plagosur rojtari i objektit. Policia, e cila e ka cilësuar këtë rast si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka bërë të ditur sot se mjeti shpërthyes ishte një granatë dore e llojit F-1.
Roja i objektit, i cili ka marrë lëndime, është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjakovës për trajtim mjekësor, e më pas është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. “Hetues policorë, krim teknika dhe hetues kundër mjeteve eksplozive, pranë policisë, kanë kryer procedurat e duhura hetimore në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e as motivi i këtij rasti”, tha zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha.
 
 
Share