• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme - BLIC
e Enjte, 29 Tetor 2009 20:01

Dragash - Në kuadër të Fushatës Parazgjedhore, sot dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti tubimin qendror parazgjedhor, në Dragash.
Në këtë tubim elektoral të LDK-së, kjo parti shprehu bindjen se, në zgjedhjet e nëntorit, do të dalë fituese, sepse, siç tha kreu i degës së LDK-së në Dragash, Halim Shemsidini, njerëzit që e përbëjnë këtë parti, janë më meritorët që ta udhëheqin komunën.
Për ta madhështuar tubimin, është shfaqur edhe një koncert, ku para publikut u paraqitën Nora Istrefi, Tingulli 3’nt dhe grupi Skillz, ndërkohë që Elvana Gjata dhe Tuna, nuk prezantuan, ashtu siç ishte paralajmëruar. (R.SH)
Dragash - Lidhja Demokratike e Dardanisë, thotë se ka potencial njerëzor, vizion dhe program të realizueshëm për qeverisjen lokale në Dragash, prandaj meriton besimin e qytetarëve.
Nëse do të qeverisë kjo parti, gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, sipas asaj që deklaruan mbrëmë në studion tonë drejtuesit e LDD-së, komuna e Dragashit do të dukej shumë më e avancuar dhe më stabile në aspektin ekonomik.
Në kohën që ka rezervuar shtëpia jonë informative për partitë politike, LDD-ja mbrëmë shpalosi programin e vet elektoral, për të cilin tha se e kanë pasur edhe në zgjedhjet e kaluara dhe, atë plan ia kanë ofruar pushtetarëve, por që nuk ishte marrë parasysh. “Kësaj radhe, plani jonë zhvillimor është edhe më i pasur, prandaj qytetarët duhet të votojnë për të, tha kreu i degës së LDD-së në Dragash, Vahidin Halili. (R.SH)
Dragash - Kryesia e degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot shpalosi programin e vet elektoral, para banorëve të fshatit Kuk.
Kandidati për kryetar komune nga kjo parti, Burim Piraj, tha se plani dhe vizioni i AAK-së, nuk përqendrohet në infrastrukturë, por në pikat, të cilat qojnë drejtë zhvillimit të përgjithshëm të komunës.
Piraj u tha banorëve të Kukit, se infrastruktura është detyrim i çdo pushteti, sepse ajo bëhet me para të taksapaguesve, prandaj nuk duhet të shërbej si joshje për të përfituar votën e qytetarit. Sipas tij, Dragashit i duhet një strategji që e nxjerr nga varfëria si tërësi, në mënyrë që të parandalohet shpërngulja e banorëve dhe të ndalohet kurbeti, si mundësi e vetme për mbijetesë. (R.SH)
Prishtinë - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bil Clinton, vjen të dielën në Prishtinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të tij, në sheshin që mbanë emrin e tij.
Qeveria e Republikës paralajmëroi, se do t’i bëjë një pritje madhështore mikut amerikan, i cili gjithnjë do të mbetet në si pjesë e historisë së Kosovës.
Kryeministri, Hashim Thaçi, tha sot, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, se ardhja e ish-presidentit Clinton në Kosovë, është një mirëseardhje e madhe e njeriut të madh, që ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e vendit tonë. (KosovaLive)
Prishtinë - Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, mohoi sot se është harruar ngjarja tragjike në lumin Tisa të Hungarisë, për shkak se institucionet e vendit qenkan angazhuar pas fushatës parazgjedhore, siç kanë kritikuar analistët.
Kuçi theksoi se, një ambasador i Kosovës, ka qenë për vizitë në Hungari, pastaj në këtë shtet kanë qëndruar edhe organet e hetuesisë nga Policia e Kosovës, si dhe një prokuror.
Ai shtoi se procedura rreth identifikimit dhe gjetjes së viktimave, është ende në proces, ndërsa policia po e kryen punën e vet, duke gëzuar mbështetjen e plotë të qeverisë. (KosovaLive)
Share