• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Manaj: Fitorja e LDK-së - edhe për ata që mendojnë ndryshe!
e Enjte, 29 Tetor 2009 22:22

ldk
 
Sekretari i LDK-së, Ramë Manaj, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, të grumbulluar në qendër Dragashit, u ka premtuar se me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), do të fitojnë të gjithë, sepse, sipas tij, kjo është parti i vlerave dhe e traditës. "Kjo ditë e mrekullueshme paralajmëron fitoren e sigurt të LDK-së, e cila është parti e vlerave. Kjo, sepse me programin e saj, vizionin e saj, eksponentët e saj, gjatë gjithë periudhës qeverisëse të saj, të përcjellë edhe me dhunë të pandërprerë, ka dëshmuar përkushtim për Kosovën, vlera të pakrahasueshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Është parti që është projektuar nga arkitekti, vizionari i pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, urtia dhe filozofia e të cilit është edhe urti dhe filozofi e LDK-së", është shprehur Manaj, duke shtuar se fitorja e LDK-së, është fitore e qytetarëve, fitore edhe për ata që mendojnë ndryshe. “Është fitore për progresin, zhvillimin ekonomik, ngritje të arsimit, ngritje të efektivitetit të punës, shëndetësisë, e në veçanti për përfshirjen e të rinjve në jetën politike dhe shoqërore në të gjitha mjediset e Republikës së Kosovës”, tha Manaj.
Në vazhdim, ai ka nënvizuar se, vetë pjesëmarrja e madhe në tubim, tregon për një fitore të sigurt të LDK-së dhe të kandidatit të saj për kryetar komune, sepse, sipas tij, duke u votuar LDK-ja, do të votohet e ardhmja progresive e Komunës së Dragashit. Manaj, këtë fitore e ka bazuar në, siç tha, faktin se programet e këtij subjekti politik, janë programe të hartuara nga ekspertët më të mirë, në nivel të komunave, ndërkaq bartësit e realizimit të këtyre programeve,janë individë të dëshmuar.
Në përfundim të fjalës së tij, Manaj ka uruar që 15 nëntori, të jetë datë  e cila do ta rikthej LDK-në në pushtet.
Kandidati i LDK-së për kryetar komune, Halim Shemsidini, pasi ka shpalosur vizionin e tij për udhëheqjen katërvjeçare të Dragashit, duke e quajtur atë si vizion të vetëm që e nxjerrë këtë komunë nga prapambetura e trashëguar, e ka ftuar elektoratin që mos të bien pre e, siç tha, lëmoshave që këto ditë po shpërndahen nga disa parti. "Edhe në kohët më të vështira të qeverisjes së LDK-së, ne nuk i kemi joshur qytetarët me lëmoshë, por me vizion të qartë për liri, demokraci dhe pavarësinë e Kosovës", tha Shemsidini.
Pas fjalimit të pretendentit për kryetar komune nga LDK-ja, u shfaq një koncert, në të cilin paraprakisht ishte lajmëruar se do të marrin pjesë Elvana Gjata, Altuna Sejdiu, Nora Istrefi, Tingulli i 3’nt dhe Skillz, por që nga këta, dy këngëtaret e para munguan, ashtu siç munguan edhe dy anëtarët e kryesisë qendrore të partisë, Lutfi Haziri dhe Eqrem Kryeziu, të cilët ishin paralajmëruar se do të prezantojnë në këtë tubim.
Share