• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shëngjergji, që kundërshtohet nga Islami!

Prizren, 06 maj 2013
- Festa, e cila dje mblodhi mijëra qytetarë në Prizren, e për të cilën dijetarët islamë thonë se nuk ka të bëjë aspak me fenë myslimane, vazhdon të mbetet joshëse, pavarësisht se shumë pak qytetarë janë të vetëdijshëm se çfarë po festojnë. Prijësit e fesë islame thonë se data 5 Maj lidhet me personalitete, të cilët e kanë luftuar fenë Islame. “Kjo festë, ndryshe nga të tjerat, paraqet një rrezik, shumë herë më të madh për besimin mysliman. Derisa festat tjerashengjergj_karabash janë të dëmshme për moralin, personalitetin dhe dinjitetin e myslimanit, kjo festë, në mënyrë të drejtpërdrejtë prek besimin e myslimanit. Shën Gjergji, edhe pse si festë njihet me këtë emër, bëhet fjalë për një kalorës, i cili u vra si martir në vitin 303 të erës sonë, në mbrojtje të përhapjes se fesë së krishterë. Të krishterët, të pasionuar pas këtij njeriu të madh, emërtonin fëmijët e tyre me këtë emër. Shën Gjergji apo Gjergji i Shenjtë, nga vet emri nënkupton se nuk është festë islame, ngase në Islam nuk ka emër Gjergj, nuk ka të shenjtë, nuk ka festë me emër apo datë të tillë”, thuhet në sqarimet që janë shpërndarë nga “Rinia Islame”.
Pavarësisht kësaj, shumë njerëz, me dije e pa dije, në këtë datë mblidhen rreth teqeve, tyrbeve dhe varrezave, për të kërkuar shërim nga të vdekurit. Therin kurbane, vëzhgojnë, fërkojnë trupin për gurët e varrezave, spërkasin vetën dhe familjet me ujë, venë degë pemësh nëpër shtëpi, kinse për t’i mbrojtur nga magjitë, fëmijëve iu venë penj të kuq e të bardhë në duar, shumë të rinj e të reja mblidhen në vende të ndryshme, përgatisin ushqime, lozin e këndojnë. Të gjitha këto rite, sipas “hoxhallarëve” të sotëm, janë të kota. “Me këto veprime ata e harrojnë Allahun, harrojnë fenë. Kjo festë, mes tjerash, shënon edhe kryqëzatat. Çdokush që gëzohet për disfatën e myslimanëve, ai është mynafik. Kjo festë, me këto rite, na përkujton fillimin e shirkut-pabesimit”, thonë studiuesit e rinj të islamit.
 Sido që të jetë, edhe këtë vit, data 5 Maj ka mbledhur shumë qytetarë në Prizren, të cilët kanë festuar, secili në mënyrën e vet, pa ditur të jap sqarim se çfarë do të thotë për ta kjo festë dhe përse e festojnë.
 
Romët shënojnë Ditën e “Shën Gjergjit“
 
Me rastin e ditës së “Shën Gjergjit”, në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, të hënën u organizuan një numër i madh aktivitetesh sportive dhe folklorike tradicionale. Tafil Gushani, njëri nga pjesëmarrësit në këtë organizim, ka thënë për Kosovapress, se Dita e Shën Gjergjit festohet për ta përjetuar fundin e dimrit dhe ardhjen e stinës së verës. “Në ditën e Shën Gjergjit duhet zgjuar herët në mëngjes, të lahesh, pastaj shkohet rreth lumit për të marrë degë të gjelbëruara, ku pasojnë një sërë ceremonish tjera. Të gjitha këto, për të pasur bereqet e lumturi në jetë”, thekson Gushani. Ky organizim është mbështetur edhe nga Zyra Administrative, në veri të Mitrovicës, si dhe është përkrahur financiarisht nga Ambasada turke në Kosovë.
 
 
 
 
Share