• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dita e goranëve - festë tradicionale!

Dragash, 07 maj 2013
- Ndonëse me kushtetutën e Kosovës, goranët kanë përfituar një festë kombëtare, kjo u përmend vetëm nga Iniciativa Qytetare e Gorës (GIG), e cila organizoi një drekë zyrtare, për ta shënuar këtë ditë. Pas kësaj, që të gjithë banorët e trevës së Gorës së Dragashit iu kthyen festës së tyre tradicionale të “Gjurgjevdanit”, ku në vendin e quajtur “Vllashko”, afërgora_shengjergji fshatit Vraniç, u tubuan rreth pesë mijë qytetarë të kësaj treve, dhe jo vetëm, për të vallëzuar dhe për të shëtitur, si gjithherë që bëjnë me 6 maj. Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e goranëve, Mursel Halili, i cili drejton edhe partinë e goranëve (GIG), i tha Radio SHARRI-t, se ishte i vetmi subjekt që shënoi Ditën e goranëve. “Të tjerët, siç po e shikoni, kremtojnë si përherë dhe nuk iu intereson asgjë. Bëjnë qejf, sepse sot në Gorë është gëzim. Njerëzit po shoqërohen dhe po festojnë. Po më gëzon edhe mua prania e gjithë kësaj mase njerëzish. Më gëzon numri i goranëve që janë sot këtu, e që duket të jenë më shumë se vitet tjera”, tha Halili.
Goranët e shënojnë tradicionalisht këtë datë, ku fillojnë të mblidhen, që në mëngjes, nëpër fshatrat e kësaj treve, për tu stacionuar në një vend të hapur në natyrë, afër fshatit Vraniç. Të ardhur nga mbarë bota, ku punojnë e jetojnë si kurbetçinj, goranët çmallen me vendlindjen e tyre, me vallet popullore dhe takimet e shpeshta me miq e farefis. Të rinjtë e shfrytëzojnë këtë tubim për njohje të reja, shumica e të cilave përfundojnë edhe me martesë.
Festa e 6 majit, është dita më e shënuar në Gorë, ku popullata e kësaj ane e kremton tradicionalisht. Pikërisht për këtë, edhe në kushtetutën e Kosovës është futur si “Ditë kombëtare e goranëve”, ndërkohë që shumëkush e quan si Gjurgjevdan, apo Vllashko.
Sido që ta quash, kjo festë mbledh goranët nga e gjithë bota në një vend. Festa zgjat tre ditë, në vende dhe lokacione të ndryshme të Gorës, por edhe me doke e zakone të ndryshme. Çiftet e reja bashkëshortore e shfrytëzojnë këtë ceremoni për tu shfaqur në publik, duke treguar se sa të dashuruar janë. Disa prej të rinjve, këtë ditë e shfrytëzojnë për njohje, madje edhe fejohen në këtë ditë. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, duke iu uruar goranëve këtë festë, është zotuar se do t’i ndihmoj kësaj popullate që të mbeten në trojet e tyre, duke kultivuar traditat dhe kulturën që kanë.
 

Share