• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rajoni i Hasit shpallet Komunë!
e Mërkurë, 08 Maj 2013 16:20

Prishtinë, 08 maj 2013
- Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) t’i nisë procedurat për themelimin e Komunës së Hasit, me qendër në Rogovë. Vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kjo trevë e meriton të jetë Komunë, pasi, sipas tij, është një territorrogova_has i gjerë dhe me një popullsi të madhe. “Duke marrë parasysh propozimin e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe sugjerimin e qytetarëve të Hasit, duhet të merret ky vendim, sepse edhe ne kemi premtuar dhe duhet ta mbajmë ketë zotim para qytetarëve të trevës së Hasit, për themelimin e Komunës së re, me qendër në Rogovë”, ka thënë kryeministri Thaçi, duke shtuar se Qeveria do t’i shqyrtojë me radhë edhe kërkesat tjera, të ardhura nga lokalitete të ndryshme të Kosovës.
Këtë Vendim të Qeverisë, e ka përshëndetur edhe ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj. Në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka shkruar se ky vendim i Qeverisë është për Hasin evropian. “Jam shumë i lumtur që sot mund të ndaj një lajm shumë të mirë me ju. Para tri javësh, me anëtarët e kryesisë së PDK-së, kemi qëndruar në Has, ku kemi zhvilluar takim me banorët e kësaj zone. Në këtë takim kam premtuar se Qeveria e Kosovës do të merr vendim për themelin e Komunës së Hasit. Dhe, pikërisht sot, Qeveria e Kosovës mori këtë vendim. Jam i nderuar që nga mbledhje e Qeverisë po e ndaj këtë lajm për këtë vendim, i cili do ta shndërron Hasin në sinonim të shpresës, zhvillimit dhe identitetit. Urime Hasjanë. Ju i keni dhënë shumë lirisë, pavarësisë dhe kulturës së Kosovës. Ky vendim i Qeverisë, është për Hasin evropian”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij.
Hasi është një territor kompakt, ku gjysma e vendbanimeve janë me komunën e Prizrenit ndërsa gjysma tjetër me komunën e Gjakovës. Kjo trevë ka 21 fshatra, me 42 mijë banorë.
 
 
Share