• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përurohet dogana, Krushevë – Shishtavec!

Dragash, 10 maj 2013
- Komuna e Dragashit u lidh me Shqipërinë, përmes një pikëkalimi zyrtar, i cili u hap sot zyrtarisht nga ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Flamur Noka. Ata përuruan në kufirin Kosovë - Shqipëri, pikën e re të kalimit kufitar, e cila gjendët afër fshatit Krushevë, në territorin e Gorës së Dragashit, në Kosovë, dhe Komunës Shishtavec, në Shqipëri. Në këtë ceremoni morën pjesëkrusheve_shishtavec përfaqësues të lartë të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë, autoritetet e pushtetit lokal të Dragashit, në krye me kryetarin, Salim Jenuzi, si dhe autoritetet lokale të Shishtavecit dhe banorë të shumtë nga të dy anët e kufirit. Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, tha se hapja e këtij vendkalimi do ta lehtësojë jetën dhe bashkëpunimin e banorëve në këto zona rurale, të cilat gjatë dimrit kanë vështirësi në komunikim dhe lëvizje. Rexhepi shtoi se kjo pikë e kalimit kufitar do të ndikojë pozitivisht, sidomos për Dragashin nga ana e Kosovës dhe Shishtavecin, nga ana e Shqipërisë. “Kjo pikë do të lehtësojë komunikimin, i cili do të jetë më i mirë, shkëmbim më të mirë mallrash dhe furnizim më të mirë me gjërat e domosdoshme, për banorët nga dy anët. Njëkohësisht, hapja e kësaj pike do të parandaloj kalimet ilegale”, tha Rexhepi.
Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, tha se përurimi i kësaj pike doganore është një tjetër moment i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. “Sot përurojmë së bashku dhe me gëzim të pamasë këtë urë të re bashkimi dhe komunikimi, duke lënë pas të kaluarën, si një kujtim i hidhur, i cili nuk do të mund të përsëritet më kurrë! Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Berisha, e konsiderojnë gjithmonë bashkimin dhe bashkëpunimin me Kosovën, si një detyrim madhor ndaj shqiptarëve, kudo jetojnë. Rruga e Kombit, kjo vepër madhore, e realizuar me iniciativën personale të kryeministrit Berisha, si dhe vazhdimi i saj në territorin e Kosovës, është shndërruar në rrugën e bashkimit, komunikimit dhe prosperitetit ekonomik për shqiptarët, në të dy krahët e kufirit, pavarësisht luftës së egër që i bëri opozita socialiste. Sot, distanca Prishtinë - Tiranë përshkohet për më pak se tri orë, duke rritur ndjeshëm bashkëpunimin, ekonomik, tregtar, kulturor dhe turistik”, tha Noka. 
Drejtori i Administratës komunale të Dragashit dhe Personelit, Avni Nebiu, tha për Radio SHARRI-n, se në këtë pikë mund të kalohet tashmë edhe më automjete, por se ende duhen investime në infrastrukturë. “Në këtë pikë lejohet edhe qarkullimi me automjete, por infrastruktura aktuale nuk është dhe aq e përshtatshme. Prandaj, dy palët janë zotuar se do ta shtrojnë rrugën, brenda këtij viti, në mënyrë që qarkullimi të jetë më i lehtë”, tha Nebiu.
Ky përurim vjen si realizim konkret i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Policor Ndërkufitar, mes dy shteteve tona, ku parashikohen edhe hapja e disa pikave të tjera të kalimit. Në bazë të marrëveshjes, qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli, në hyrje të secilit shtet, transmeton Radio SHARRI në Dragash. 
 

Share