• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Rama: Kosova e sheh Vlorën si kryeqytet!
e Shtunë, 11 Maj 2013 12:23

Vlorë, 11 maj 2013
- Bashkia e Vlorës, sot e ka hapur sezonin turistik për këtë vit. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Vlorës, mori pjesë edhe kryesocialisti, Edi Rama, i cili ripërsëriti se Vlora është një qytet i harruar nga qeveria në Tiranë. “Kjo nuk është dita për fushatënedi_rama_vlore tonë elektorale, por është dita për fushatën e Bashkisë së Vlorës, për sezonin turistik. Vlora ka ndryshuar shumë, por do të kishte ndryshuar shumë më tepër, nëse do të kishim një qeveri që do ta shikonte Vlorën me sytë e zemrës, si dhe të kishte sy për të parë të shkuarën e lavdishme”, u shpreh kreu i PS-së, duke shtuar se, edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin e Shqipërisë. “Vlora nuk e ka pasur një qeveri të tillë në Tiranë. Ka pasur një qeveri që e ka lënë Vlorën të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe nga Kosova.
Edhe Kosova e sheh Vlorën si kryeqytetin e shtetit shqiptar, si kryeqytetin e pavarësisë, si kryeqytetin e atyre parimeve dhe idealeve që bënë të nis rrugëtimi i Shqipërisë Evropiane”, u shpreh Rama, duke premtuar se pas 23 qershorit, Vlora do të këtë më shumë investime dhe se qeveria, të cilën do ta drejtonte ai, nuk do t’i kthejë shpinën këtij qyteti. “Jemi këtu për t’i ftuar të gjithë ata që na ndjekin, që të vijnë në Vlorë dhe t’i kalojnë pushimet këtu. Ne do të bëjmë për Vlorën, atë që s’është bërë për 20 vjet. Qeveria ka bërë çmos, që Vlora të mbetet e izoluar. Ne do ta heqim këtë izolim”, tha Rama.
 
 
Share