• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Festa e gjimnazistëve nga “Ruzhdi Berisha”

maturant_dragashDragash, 11 maj 2013
- Me emocione të gërshetuara, mes gëzimit dhe pikëllimit, rreth 250 maturantë nga gjimnazi “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, mbrëmjen e së premtes dhe mëngjesin e hershëm të së shtunës, kanë kremtuar natën më të hareshme, mbrëmjen e maturës.
Kjo gjeneratë, e 44-ta me radhë, do të mbahet në mend për organizim tejet neglizhent, përsa i përket privilegjeve që gëzojnë, para përfundimit të këtij cikli shkollor, siç është edhe emisioni njëmujor në Radio SHARRI, të cilin për një dekadë rresht e organizonin vetë maturantet, pa pasur nevojë kompensimi dhe pa ndërhyrje nga ana e redaksisë. Radio Maturanti është një emision i lirë, i hapur dhe kontaktues, të cilin e drejtojnë dy të përzgjedhurit e gjeneratës, të cilët më pas i ftonin nga katër shokë në studio dhe zhvillonin biseda të ndryshme, që nga emocionet nga cikli i mesëm shkollorë, përvojat, synimet për të ardhmen, e deri tek moda dhe përgatitjet e tyre për mbrëmjen e maturës. Madje, ky emision është burim kryesor i informacioneve për çështjet e organizimit të maturantëve. Por, kjo gjeneratë nuk e shfrytëzoi këtë mundësi. Nuk e shfrytëzoi as përkrahjen nga institucionet komunale dhe biznesi. Megjithatë, sipas asaj që deklaruan vetë maturantët, mbrëmjen e maturës e kaluan për mrekulli, e cila gjithashtu nuk u përcoll nga Radio SHARRI, siç bëhej rëndom, për vite me radhë. Tani, ata prapë duhet t’i kthehen librit, ngase edhe pak ditë do të përballen me një sfidë mjaft të vështirë, Testin e maturës, nga i cili varet rruga e tyre jetësore. Ata e kanë të qartë, se pa e kaluar me sukses këtë test, nuk ka diplomë, ndërsa pa diplomë s’ka shkollim të mëtejmë. Kjo iu ka futur atyre ethet, për faktin se e dinë që maturantët e vitit të kaluar të kësaj shkolle, nuk e kanë përballuar me sukses këtë test. Problem në vete për këtë gjeneratë mbetet edhe fakti që regjistrimi në universitet po bëhet gjithnjë e më i vështirë, ndërkaq harxhimet e studimeve tejkalojnë mundësitë financiare, të paktën për disa prindër, të cilët kanë dëshirë t’i shkollojnë fëmijët e tyre, por që financiarisht nuk ia dalin.
 

Share