• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Thirrje për vrasjen e Vuçiqit!
e Diel, 12 Maj 2013 22:00

Mitrovicë, 12 maj 2013
- Takimi mes nënkryetarit të parë të qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me këshilltarët ilegalë të katër komunave serbe, në veri të Kosovës, nuk është zhvilluar nën një atmosferë harmonie, si gjithmonë që ndodhte kur dikush nga Beogradi vizitontevucic_mitrovica serbët e Kosovës. Ai është pritur nga një turmë, rreth 2000 vetash, që bërtisnin “Tradhti, tradhti...”. Madje, sipas mediave serbe, janë dëgjuar edhe thirrje për vrasjen e tij.
Rreth orës 17, kanë arritur 99 këshilltarë dhe 21 anëtarë të këshillave komunalë. Para këtij takimi, Vuçiq deklaroi se nuk pret që sonte të arrihet ujdia me serbët që e kundërshtojnë marrëveshjen e Brukselit, por, siç tha ai, po e vëren tek ta ndryshim të qëndrimit. “Fakti që po ma shani nënën dhe që po i organizoni fëmijët të brohorasin ‘vriteni Viçiqin’, mua nuk më frikëson fare. Zotri Jakshiq, mblidhuni pak. Unë jam në Mitrovicë dhe nuk frikësohem. E, ju që dëshironi ta shfrytëzoni rastin, me mospranimin e marrëveshjes së Brukselit, për të shpërndarë urrejtje, fytyrën time nuk mund ta njollosni. Këtë mund ta bëj vetëm unë. Unë e kam ndërgjegjen e pastër, sepse kam bërë më të mirën e mundshme për popullin serb. Edhe ti, zotëri Jakshiq, je takuar me Thaçin dhe ke udhëhequr delegacionin në bisedimet e Vjenës”, i ka thënë Vuçiq nikoqirit të tij në Mitrovicë, duke shtuar se po sheh ndryshim të mendimit dhe qëndrimit tek serbët në veri. “Shoh ndryshim të pikëpamjeve ndaj gjërave. Qeveria dhe Kuvendi serb e kanë miratuar marrëveshjen. E, nëse e respektoni shtetin tuaj, nëse e respektoni Serbinë, atëherë respektoni edhe vendimet e qeverisë dhe të Kuvendit”, iu tha Vuçiq serbëve në veriun e Kosovës, transmeton e përditshmja serbe "Kurir".
 
 

Share