• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Asfalti i afrohet Shishtavecit!
e Diel, 12 Maj 2013 22:36

rruga_kukes_shishtavecShishtavec, 12 maj 2013
– Pas hapjes së vendkalimit kufitar mes Shishtavecit, në Shqipëri, dhe Dragashit, në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përuruar lotin e dytë të rrugës magjistrale, Kukës - Shishtavec, me gjatësi prej 6 kilometrash dhe gjerësi 6.5 metra. “Ajo iu shërben 15 mijë banorëve të komunave Zapod, Topojan dhe Shishtavec. Kjo rrugë shkurton për tre herë distancën kohore me Kukësin. Kjo rrugë do të vazhdojë deri në kufi me Kosovën, saktësisht, me komunën e Dragashit”, tha Berisha, duke shtuar se kjo rrugë ka rëndësi shumë të madhe, për shfrytëzimin e potencialit të madh turistik malor të Shishtavecit dhe vargmaleve midis Kukësit dhe Peshkopisë. “Në rrethin e Kukësit, ne kemi ndertuar 288 kilometra rrugë. Kjo infrastrukturë moderne, është jetike për një Shqipëri të zhvilluar. Ne i mbajmë premtimet tona”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.
Ndërkohë, në grykën e Vanajt, dje janë inauguruar dy minihidrocentrale, njëri në fshatin Bele dhe tjetri në fshatin Orgjost, me kapacitet 15 Megavatësh. Kompania që po ndërton këto hidrocentrale, ka njoftuar se brenda 3 javesh do të përfundojë ndërtimi i 3 hidrocentraleve të tjera, ne kaskadën e lumit Vanaj, ndërsa 6 hidrocentrale të tjera janë në përfundim e sipër. Vetë kryeministri Berisha ka njoftuar se 11 HEC-et në kaskadën e Lumës, do të përfundojnë brenda një muaji, dhe se ato pritet të prodhojnë së bashku 50 Megavat energji elektrike. “Me prodhimin e tyre, mbulohet në tërësi nevoja energjetike për qarkun e Kukësit. Nisma jonë; Shqipëria lidere ne rajon për prodhimin e energjisë ujore, po behet çdo ditë e më e vërtetë”, ka thënë Berisha.
 

Share