• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zafir Berisha, po vjen edhe në Dragash!

Dragash, 14 maj 2013
– Shumë pllakate që janë shfaqur në Dragash, me moton “Ne po vijmë – Bashkohu edhe ti”, po paralajmërojnë se Bashkimi Demokratik (BD), i udhëhequr nga Zafir Berisha, ish kryetari i degës së PDK-së në Prizren, së shpejti do të shtrihet edhe në këtë komunë, si pjesë e rajonit të Prizrenit. Vetë kryetari i Bashkimizafir_berisha_demokrat Demokratik, Zafir Berisha, i ka konfirmuar radios sonë, se këtë fundjavë do ta themeloj degën e partisë edhe në Dragash. “Të dielën do të mbajmë Kuvendin e parë në këtë qytet. Në këtë takim do të zgjidhen strukturat udhëheqëse të BD-së për komunën e Dragashit. Kjo, sepse BD-ja, dita-ditës po rritet, jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë”, tha Berisha, sipas të cilit, BD-ja ka filluar të shikohet nga qytetarët si e vetmja alternativë në rajonin e Prizrenit. “Interesimi për tu anëtarësuar në BD, është jashtëzakonisht i madh. Duke e parë këtë interesim, ne kemi vendosur që të dielën të themelojmë degën tonë edhe në Dragash”, tha Berisha, duke i ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen karvanit të BD-së.
Radio SHARRI, përmes burimeve brenda BD-së, ka marrë vesh se një grup intelektualësh nga Dragashi, tashmë janë zotuar se do t’i bashkohen këtij subjekti politik. Të dielën, ata do të mblidhen në Kuvendin e parë të degës së BD-së për Dragash, e cila do të zyrtarizohet pas këtij kuvendi. Udhëheqës i këtij grupi intelektualësh, merret vesh se është Nexhat Isufi, e që zyrtarisht është pranuar nga BD-ja, si udhëheqës i ekipit iniciues për themelimin e degës në Dragash, transmeton Radio SHARRI, duke u thirrur në burimet brenda këtij subjekti politik, me seli në Prizren.
 

Share