• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Përleshje masive, një i plagosur rëndë!

policia_landovice_prizrenPrizren, 15 maj 2013
- Një person është plagosur, në një përleshje masive që ka ndodhur pasditen e së martës, në afërsi të një pompe derivatesh, në magjistralen Prizren – Landovicë, ka njoftuar sot policia rajonale e Prizrenit. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, së paku gjashtë persona kanë qenë të përfshirë në rrahjen masive, ku është përdorë edhe një armë zjarri. I plagosuri është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ai nuk është në rrezik për jetën. Poashtu, ndihmë mjekësore ka marrë edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga mjete të forta.
Policia ka bastisur tri lokacione, në kërkim të provave materiale, si dhe ka sekuestruar tri automjete, të cilat janë përdorë nga të dyshuarit, mirëpo jo edhe pistoletën, me të cilën është kryer tentim-vrasja. Gjatë aksionit, janë arrestuar Sazan B., Laurent M., Leonard B., Gjergj B. dhe Kushtrim B., të cilët janë ndaluar në masën e arrestit policor për 48 orë. Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se sherri mes tyre ka ndodhur, për motive të ulëta.
 

Share