• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konkluzionet nga Ekzekutivi i Mamushës!

Mamushë, 16 maj 2013
- Ekzekutivi i Mamushës ka miratuar propozimin e Drejtorisë për Shëndetësi, për blerjen e një aparati të Ultrazërit, që do t’i shërbejë pacientëve të kësaj komune, në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Poashtu, në këtë mbledhje është miratuar edhekomuna_mamusha konkluzioni, në lidhje me pagesën e dy mjekëve, në kujdesin parësor shëndetësor, një mjeku internist dhe një pediatri, që veprimtarinë e ushtrojnë në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Ekzekutivi i Mamushës është pajtuar edhe me propozimin e Drejtorisë për Shërbime Publike, që të riparohet ndriçimi publik në qendrën komunale, si dhe është pajtuar me iniciativën e kësaj drejtorie për pastrimin e parkut. Drejtoria për Ekonomi dhe Financa, në këtë mbledhje ka ngritur shqetësimin, lidhur me planifikimin dhe ndarjen e grantit qeveritar, 2014-2016, veçanërisht për arsim dhe shëndetësi, me ç’rast është theksuar se ky planifikim nuk përputhet me nevojat reale të Komunës së Mamushës.
Ekzekutivi lokal është informuar nga Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, në lidhje me projektet për ndërtimin e fushave sportive, në shkollat e Mamushës, në saje të bashkëpunimit me IOM-in. Në këtë takim, drejtori i Administratës ka ngritur çështjen e përdorimit të gjuhës turke, në regjistrin civil, si dhe ka kërkuar nga drejtoria e Administratës që të intensifikohet komunikimi me MPB-në, për zgjidhjen e këtij problemi, që është shfaqur me futjen në përdorim të softuerit të ri për gjendjen civile.
Ekzekutivi i Mamushës, për herë të parë është monitoruar nga Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”. Monitoruesja e kësaj OJQ-je, Elmedina Baxhaku, ka njoftuar se projekti i shoqatës për monitorimin e transparencës së Ekzekutivit, do të vazhdojë të publikojë të gjeturat në këtë Komunë të re.
 

Share