• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dragashi, që nuk ia dimë vlerën!

biodiversiteti_dragashDragash, 17 maj 2013
– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të premten e ka përmbyllur punëtorinë treditore me mësimdhënësit e biologjisë, për të punuar rreth biodiversitetit (llojllojshmërisë së botës së gjallë) në Dragash dhe vlerësimin e tij.
Në këtë punëtori u tha se “Mali i Sharrit” dhe “Koritniku” kanë një florë të begatë, shumëfish më tepër sec mendohet. Ligjëruesi, Halil Ibrahimi, tha se deri më tani, në Malet e Sharrit janë konstatuar afër 1500 lloje bimore, prej tyre rreth 10% janë bimë endemike dhe endemorelikte të Ballkanit. “Dallohen rreth 350 lloje të bimëve mjekuese dhe aromatike, prej tyre afër 100 janë në përdorim. Ndërkaq, në kuadër të vegjetacionit pyjor të Sharrit dhe Koritnikut, në rajonin e Dragashit hasim lloje të ndryshme të dushkut, ahut, bredhit, hormoqit, rrobullit, mështeknës, etj. Gjithashtu, në komunën e Dragashit gjenden shumë lloje të rralla të insekteve, fluturave dhe pakurrizorëve, si dhe shumë lloje të rëndësishme port të rrezikuara të gjitarëve”, tha Ibrahimi, duke shtuar se kundërshtimi i përfshirjes së territorit të Dragashit në Parkun Kombëtar, në veçanti kundërshtimi i përfshirjes së Koritnikut, është me prapavi interesi personal dhe i pakuptimtë. “Ky kundërshtim po bëhet për shkaqe të interesave të ngushta. Kjo, sepse Koritniku dhe malet tjera të kësaj komune, aktualisht menaxhohen nga “Ekonomia Pyjore” dhe, me futjen e tyre në Park... menaxhimi do të kalonte në instancat tjera. Ky është fakti, se përse e kundërshtojnë disa futjen e maleve në kuadër të Parkut Kombëtar. Ndryshe, nuk mund të themi se “Ekonomia Pyjore” i ka menaxhuar dhe shfrytëzuar si duhet këto pyje. Dragashi ka pyje të mjaftueshme për ta furnizuar popullatën e këtushme me dru për djegie, vetëm nga pastrimi i pyjeve. Por, përkundër këtyre të mirave që ofrojnë pyjet, banorët furnizohen me dry që vijnë nga jashtë komunës”, tha Ibrahimi.
Në ditën e fundit të kësaj punëtorie, është diskutuar edhe për ujin dhe mbeturinat, për të cilat u tha se nuk po menaxhohen mirë, madje as kur kemi mundësi që ta bëjmë këtë, pa kurrfarë kostoje. Ligjëruesja në këtë fushë, Kaltrina Salihu, tha se nuk mjafton vetëm largimi i mbeturinave nga shtëpitë tona, por duhet të mendohemi se ku do të përfundojnë ato. “Duhet ta kuptojmë se nuk është vetëm vendbanimi ku jetojmë, si shtëpi e jona. Por, i gjithë Globi është shtëpi për njerëzimin. Prandaj, duhet të bëjmë kujdes se ku po i hedhim mbeturinat që i krijojmë. Gjithashtu, kjo vlen edhe për ujin e pijshëm, të cilin duhet kursyer maksimalisht, duke u nisur nga shtëpitë tona dhe më gjerë, kudo që kemi mundësi”, tha Salihu.  
Hajri Ramadani, drejtor komunal i Arsimit në Dragash, shprehu falënderim për punën që ka bërë UNDP-ja, duke njoftuar se bëhet fjalë për një plan të detajuar që do ta ketë shumë shpejt kjo komunë. “Falë UNDP-së, kemi një plan zhvillimor të detajuar, të cilin ne vendorët nuk do ta kishim hartuar, edhe për shumë kohë. Ndonëse ende është në diskutim publik, Dragashi ka planin më të mirë zhvillimor, të cilin nuk e ka asnjë komunë tjetër në Kosovë dhe jo vetëm. Kjo është merita e UNDP-së që ndodhet në Dragash për kaq vjet”, tha Ramadani.
Ndërkaq, Maria Elena Zuniga, menaxhere e projektit “Konservimi i biodiversitetit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tokës në Dragash, i tha radios sonë në përfundim të punëtorisë, se është mahnitur me interesimin dhe vullnetin e mësimdhënësve për tu pasuruar me statistika dhe literaturë shtesë. “Kam parë entuziazëm të pashoq tek arsimtarët, të cilët vetë thanë se ky trajnim ka qene shumë praktik dhe konkret. Për mua, kjo është një shenj e mirë, se ne kemi arritur që t’i furnizojmë ata me material të bollshëm, i cili iu ka munguar. Shpresoj se ata do ta transmetojnë gjithë këtë material tek nxënësit e tyre dhe komuniteti ku veprojnë, për t’i adresuar në mënyrë të duhur çështjet mjedisore”, tha Zuniga.
E instaluar në Dragash, në mars të vitit 2009, UNDP-ja po punon rreth hartimit të një Plani të thuktë zhvillimor për këtë komunë malore, në kuadër të së cilës është paraparë edhe ruajtja dhe shfrytëzimi i biodiversitetit që posedon kjo zonë e skajshme e Kosovës, për të cilën u tha se ka veçori të rralla, jo vetëm në Kosovë por dhe më gjerë. Mu për këtë, gjysma e territorit të kësaj komune, është paraparë që të futet në parkun kombëtar “Malet e Sharrit”.
 

Share