• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Hasjanët kërkojnë dy Komuna!

hasi_kosove_shqiperiPrizren, 19 maj 2013
- Përfaqësuesit e fshatrave të Hasit të Prizrenit dhe Gjakovës, e kanë kundërshtuar ashpër formimin e qendrës komunale, në fshatin Rogovë. Ata kanë thënë se ky fshat nuk e identifikon Hasin me asgjë. Sipas tyre, fshatit Rogovë mund t’i bashkëngjiten vetëm fshatrat e Anadrinisë, por jo edhe fshatrat e Hasit. Banorët e fshatrave të Hasit kërkojnë nga Qeveria formimin e dy qendrave komunale në këtë rajon. Kërkesa e tyre është dëgjuar në takimin që përfaqësuesit e fshatrave të Hasit zhvilluan me zëvendësministrin e MAPL-së, Basri Musmurati.
Përfaqësuesi i fshatit Gjonaj, Haziz Hodaj, tha se formimi i vetëm një qendre komunale, nuk është zgjidhje e mirë për Hasin. “Zgjidhja më e mirë për Hasin është, formimi i dy qendrave komunale”, tha Hodaj, sipas të cilit, me formimin e vetëm një qendre komunale, hasjanëve nuk iu afrohen shërbimet administrative. “Përkundrazi, me një qendër komunale, shumicës i largohet administrata, në vend se t’i afrohet”, tha Hodaj, duke kundërshtuar që qendra komunale e Hasit, të jetë në fshatin Rogovë. “Nëse vendoset që përfundimisht të mbetet në Rogovë dhe Qeveria nuk do të ketë mundësi t’i formojë dy qendra komunale, atëherë fshatrat e Hasit të Prizrenit, më mirë i lini ku kanë qenë, me Prizrenin”, tha Hodaj. Ndërkaq, përfaqësuesi i fshatit Planejë, Liman Shigjeqi, e ka kritikuar Qeverinë për marrjen e një vendimi të tillë, pa biseduar me gjithë banorët e fshatrave të Hasit. “Është dashur që fillimisht të bisedohej me ne, e pastaj të formohej Komuna. Ne nuk jemi kundër Komunës, por kundër qendrës, ku është thënë se do të jetë, në Rogovë”, tha Shigjegji, sipas të cilit, nëse qendra e Komunës mbetet në Rogovë, banorët e fshatit Planejë nuk do t’i bashkëngjiten kësaj komune”, paralajmëroi Shigjeqi.
Zëvendësministri i MAPL-së, Basri Musmurati, tha se Hasi ende nuk është bërë Komunë, por është inicuar kjo çështje. “Qeveria ka marrë vendim që të inicoj procedurat për formimin e Komunës në Has. Për të arritur deri tek ky cak, së pari duhet të kryhen disa punë dhe procedura, e pastaj të kalojë kjo iniciativë në Kuvendin e Kosovës”, tha Musmurati, duke i mohuar zërat, se qendra komunale është paraparë të jetë në fshatin Rogovë. “Për qendrën do të vendosni ju, kështu siç jeni tubuar sot të bashkuar”, tha Musmurati, për të sqaruar më tej se Vendimi i Qeverisë, për fillimin e procedurave për formimin e Komunës në Has, është marrë në bazë të disa kërkesave, që MAPL-ja ka marrë nga përfaqësuesit e fshatrave të Hasit. Ai kërkoi që ky vendim i Qeverisë të mos politizohet nga asnjë subjekt politik. “Unë e kam një lutje. Mos e politizoni këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, sepse Komuna është në të mirë të qytetarëve të kësaj ane”, tha Musmurati, duke premtuar se kërkesën për formimin e dy Komunave, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës. “Unë për herë të parë po e dëgjoj këtë kërkesë dhe, ju premtoj që këtë do t’ia përcjell edhe kryeministrit Thaçi”, tha Musmurtai.
 

Share