• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bashkimi Demokratik, edhe në Dragash!

bashkimi_demokratik_dragashDragash, 19 maj 2013
 – Ashtu siç pritej, udhëheqësi i grupit iniciues për themelimin e degës së Bashkimit Demokratik (BD) në Dragash, Nexhat Isufi, është zgjedhur të dielën me aklamacion për kryetar dege. I lindur më 1961, ish ushtaraku i lartë i UÇK-së, Nexhat Isufi, tha se nuk do të qëndrojë duarkryq, duke e shfrytëzuar besimin që iu dha, por do të angazhohet që të sjell një frymë të re të politikbërjes edhe në komunën më të skajshme të Kosovës. “Ne nuk jemi këtu për tu konfrontuar me partitë tjera, por që të ofrojmë një alternativë ndryshe, për kapërcimin e gjendjes aktuale që po mbretëron tek ne, ku vetëm gjashtë përqind e veteranëve janë të punësuar, ndërkohë që shumica dërmuese kanë mbetur të harruar nga pushteti aktual”, tha kryetari i sapozgjedhur i degës së BD-së në Dragash, Nexhat Isufi.
Me moton “Ne po vijmë – Bashkohu edhe ti”, Bashkimi Demokratik (BD), i udhëhequr nga ish kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha, tashmë është shtrirë edhe në Dragash. Vetë Berisha tha se, mirëqenia sociale nuk po vjen duke u përmirësuar, por gjithnjë po vjen duke u keqësuar. “Kjo, sepse politikanët aktualë, synim parësor kanë interesat e tyre dhe të grupeve të caktuara të interesit dhe jo interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës. Paramendojeni, kemi ardhur në një gjendje, sikurse në vitet e 90-ta, kur synim i çdo të riu është ikja në Perëndim. Në atë kohë, fajet i kishte Milosheviqi, po sot, 15 vjet pas luftës, kush i ka fajet, pos politikave për interesa të ngushta që po bëjnë të zgjedhurit tanë, në shtetin tonë, për të cilin u derdh aq shumë gjak. Aq shumë persona u sakrifikuan, për të pasur ne sot shtetin dhe, si përfundim, jemi njëjtë si në kohën e Milosheviqit”, tha Berisha.
Në Kuvendin e parë themelues, të degës së BD-së në Dragash, të dielën u zgjodhën edhe anëtarët e kryesisë, sipas parimit, një fshat – një anëtar, në përjashtim të dy fshatrave më të mëdha të Opojës, Bresana dhe Brezna, të cilët do t’i kenë nga dy përfaqësues në kryesinë e këtij subjekti politik, i cili u krijua nga mosuniteti, brenda degës së PDK-së në Prizren, e që tani po reflekton edhe në Dragash dhe nëpër komunat tjera të rajonit të Prizrenit. Vetë Berisha tha se krijimi i BD-së erdhi, si pasojë e mosunitetit të degës së PDK-së. “Ne u ndamë, se nuk deshëm të bëheshim pjesë e kësaj garniture, e cila nuk ka synim parësor shtetin, por vetveten. U ndamë, sepse nuk u pajtuam me rezultatet, për çfarë sakrifikuam aq shumë”, tha Berisha, i cili paralajmëroi se partia e tij do të jetë faktor dominant në komunën e Prizrenit por edhe në Dragash, pas zgjedhjeve komunale të vjeshtës.
 

Share