• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Opojanët që e përfaqësuan Kosovën në Çeki!

kosova_vellezerit_xhabaliDragash, 20 maj 2013
- Treva e Opojës, në komunën e Dragashit, ka një diasporë të madhe, e cila llogaritet të jetë ndër më të mëdhatë në Kosovë, ndonëse ende nuk ka statistika zyrtare që flasin për numrin e tyre. Në shumë vende të Bashkimit Evropian, diaspora opojane është integruar me sukses në shoqëritë nikoqire, ku merr pjesë aktive në të gjitha poret e jetës. Në dekadën e fundit, vihet re një rritje e numrit të të rinjve opojanë, që merren me sport në të gjitha vendet ku jetojnë. Siç ka bërë të ditur shoqata shqiptaro-sllovene “Dardania”, para pak kohësh, në Pragë të Çekisë, u mbajt turniri i Taekwondo-s “Best of the Best”, ku morën pjese 150 garues nga shumë shtete të Bashkimit Evropian, Azia dhe Ballkani. Edhe pse Federata e Kosovës nuk është e pranuar në ketë Asociacion, garuesit opojanë, të cilët jetojnë në Republikën e Sllovenisë, vëllezërit Almir dhe Karanfil Xhabali, nuk u penguan të merrnin pjesë në këtë turnir ndërkombëtar, nën flamurin e shtetit të Kosovës.
Në mënyrën dhe formën më të mirë, ata e prezantuan shtetin e vet, Kosovën, pavarësisht që ende nuk është e pranuar ndërkombëtarisht. Kjo bëri që zyrtarët e këtij manifestimi ndërkombëtarë, të mos hezitojnë së deklaruari, se pranimi i Kosovës ka gjasë të ndodhë në të ardhmen, nëse bëhet kërkesa për pranim. Të pranishëm në turnir ishin zyrtarë të lartë të vendit nikoqir, që nga Ministria e Sportit, Komuna e deri tek disa përfaqësues nga ambasadat e vendeve pjesëmarrëse. Poashtu, i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe sekretari i ambasadës se Kosovës në Republikën e Çekisë, z. Mjeku, i cili mbajti dhe një fjalë përshëndetëse për të pranishmit.
Me përkrahjen e shoqatës shqiptaro-sllovene “Dardania” nga Lubjana, Kosovën në këtë turnir, vullnetarisht e përfaqësuan dy vëllezërit nga Opoja e Dragashit, Karanfil Xhabali (14) dhe Almir Xhabali (12). Edhe pse në një konkurrence shumë të fortë në këtë garë, sportistët shqiptar nga Opoja arritën rezultate të larta, duke dëshmuar nivel të lartë dhe profesionalizëm në këtë lloj të sportit luftarak. Dymbëdhjetëvjeçari, Almir Xhabali, e zuri vendin e parë në kategorinë, deri në 48 kilogram, duke u stolisur me medaljen e artë. Në kategorinë, deri në 68 kilogram, vëllai i tij, Karanfili, doli i dyti. “Suksesi i këtyre garuesve, ka dëshmuar se rinia opojane dhe ajo kosovare në përgjithësi, në diasporë ka forcë dhe potencial për të arritur në majat e sukseseve sportive. Por, për të arritur synimin, nevojitet përkrahje dhe përkujdesje institucionale. Jo vetëm fshati Plavë, jo vetëm treva e Opojës, por e gjithë Kosova i është gëzuar këtij suksesi, i cili na ka bërë që të mburremi”, tha për radion tonë, Fatmir Xhabali, xhaxhai i vogëlushëve mërgimtar, duke shtuar se edhe në Slloveni, ata kanë shfaqur performancë të shkëlqyeshme.
Miratimi i fundit i rregullores nga kjo ministri, për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, si dhe rregulloren për mbështetjen e përhershme financiare të sportistëve, është motiv shtesë për të gjithë sportistët kosovarë, të cilët jetojnë në diasporë, por që kanë nënshtetësi kosovare.
 

Share