• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Shantazhonte femrat, arrestohet!

policia_speciale_kosovaPrizren, 21 maj 2013
- Një person ka përfunduar sot në pranga të policisë, në Prizren, sepse dyshohej se i shantazhonte dhe i kërcënonte femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale, për përfitime personale. Arrestimin e ka konfirmuar Zyra për informim e Policisë së Kosovës, duke sqaruar se, fillimisht, njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në Prizren, kohë më parë ka pranuar një informacion, lidhur me një person, për të cilin dyshohej se merrej me veprimtari kriminale, trafikim me qenie njerëzore. “Njësia në fjalë, me të marrë informatën, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore dhe ka arritur që sot ta arrestoj personin e dyshuar (M. S.), i lindur më 1989, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale, trafikim me njerëz. Policia ka identifikuar edhe dy viktima të trafikimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Bazuar në hetimet fillestare që ka bërë policia, i dyshuari i detyronte viktimat, duke i kërcënuar dhe shantazhuar, që të kryenin marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, me qëllim të përfitimit material. Lidhur më këtë rast janë gjetur prova dhe dëshmi të nevojshme hetimore, se i dyshuari vërtetë ka kryer veprën penale, trafikim me njerëz.
 

Share