• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Zhuri, në hall nga mbeturinat!

mbeturinat_zhurZhur, 22 maj 2013
- Banorët e fshatit Zhur të Prizrenit, janë shprehur se ndodhen në hall nga kundërmimi që po iu vjen prej mbeturinave, të cilat zbarkohen afër fshatit të tyre. Në hall janë edhe banorët e komunës së Dragashit, të cilët kalojnë pranë këtyre mbeturinave, për tu lidhur me botën. Përderisa pushteti lokal i Dragashit nuk ka ingerenca për të ndërmarrë veprime në zgjidhjen e këtij problemi, pushteti i Prizrenit është përgjegjës që ta bëj këtë, pasi vetë ka dhënë leje për krijimin e kësaj pike për hedhjen e mbeturinave, ndonëse lejen e kishte dhënë vetëm për mbeturinat e ngurta. Por, kohët e fundit, ky vend nuk po shfrytëzohet për hedhjen e mbetjeve të ngurta nga ndërtimtaria, por janë duke u hedhur gjithfarë llojesh të mbeturinave, madje edhe ato që nuk do të lejoheshin, as në deponitë përkatëse.
Kjo ka bërë që të reagoj dega e LDK-së në këtë fshat, e cila sot ka lëshuar një reagim, në të cilin thuhet se gjendja tashmë është alarmante, pasi në këtë vend janë hedhur edhe mbetje të kafshëve të therura. “Të shtunën, më 18 maj, në orët e pasdites, është vërejtur se në deponinë e mbeturinave të ngurta, në vendin e quajtur ‘Kepi i Begës’, në dalje të Zhurit, rruga për Dragash, është hedhur një kontejner me mbeturina të kafshëve të prera e që ka ndikuar në kundërmimin e një ere të rëndë. Ndonëse ky vend ishte caktuar nga Kuvendi komunal në Prizren për hedhjen e mbeturinave të ngurta, kohët e fundit është shndërruar në deponi të përgjithshme. Tashmë, kundërmimin e nuhasin banorët e Zhurit, si dhe kalimtarët nga komuna e Dragashit, por që askush nuk ka reaguar për këtë. Më e keqja është se kamioni që i ka zbarkuar këto mbetje të kafshëve të therura, i përket kompanisë publike ‘EKO-Regjioni’, e që ky nuk është rast i parë. Kjo praktikë përsëritet shpesh dhe, në të shumtën e rasteve, hidhen edhe mbeturina të tjera, të cilat më pas digjen pa kurrfarë kontrolli. Nga djegia e tyre, shpesh shkaktohet tym me kundërmim të rëndë, i cili nuhatet nga të gjithë banorët e fshatrave Zhur dhe Billushë, si dhe nga kalimtarë të rastit”, thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Zhur, ku kërkohet nga organet kompetente, lokale dhe qendrore, që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin e rastit dhe, në bazë të ligjeve përkatëse, të merren masa kundër atyre që po e shkaktojnë këtë ndotje, me pasoja të rënda për shëndetin e popullatës së kësaj ane.
 

Share