• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Aksident fatal, në Grykën e Caralevës!
Nga: Radio SHARRI   
e Mërkurë, 22 Maj 2013 15:30

aksident_caraleve_grykaCaralevë, 22 maj 2013
- Ngasësi i një automjeti ka mbetur i vdekur, në një aksident që ndodhi mëngjesin e sotëm, në magjistralen Prizren-Prishtinë. “Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:15, në një kthesë, në Grykë të Caralevës”, ka njoftuar policia.
Sipas hetimeve të para që kanë kryer hetuesit e Trafikut Rajonal të Prizrenit, si dhe eksperti i hetimeve të aksidenteve, nën mbikëqyrjen e prokurorit të shtetit, dyshohet se viktima ka humbur kontrollin ndaj automjetit që po e drejtonte, me ç’rast ka kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë, i cili vinte nga krahu i kundërt.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku, i cili vetëm se ka konstatuar vdekjen. “Për shkak të dëmtimit të madh të automjetit, trupin e pajetë e kanë nxjerrë zjarrfikësit, me aparaturat e posaçme për raste të tilla”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha, duke specifikuar se, në kohën kur kishte ndodhur aksidenti, ishte duke rënë shi, gjë që dyshohet se mund të ketë pasur ndikim në humbjen e kontrollit mbi automjetin.
 

Share