• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Kopshtit “Shqiponja” i konfiskohen arinjt!

kopshti_shqiponja_ariuPrizren, 22 maj 2013
- Nga dita e sotme, fëmijët dhe vizitorë të shumtë, nuk do të kenë mundësi t’i shohin dy arinjtë e murrmë, në Kopshit Zoologjik “Shqiponja”, në Prizren. Kjo, sepse me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), ata janë konfiskuar, pas dhjetë vjet qëndrimi në këto hapësira. Pronarët e Zooparkut të Prizrenit, e kanë kundërshtuar konfiskimin e arinjve, për të cilët thonë se janë përkujdesur një dekadë rresht dhe se arinjtë ishin ambientuar në këtë ambient, ku çdo vizitor i kishte si pikësynim, sa herë që futeshin në park. Radio SHARRI ka kontaktuar me njërin nga vëllezërit, pronarë të kopshtit, Sali Shehun, nga i cili ka mësuar se veprimi i sotëm nuk kishte fare kuptim. “Si mund të konfiskohet një aset i kësaj rëndësie, pas dhjetë vjet qëndrimi në kopshtin tonë. Ne kemi shpenzuar shumë para për kujdesin ndaj tyre, e sot dikush ta merr pa kurrfarë kompensimi”, tha Shehu, duke shfaqur dyshime në gjithë këtë aksion, i cili, sipas tij, bëhet për interesa të dikujt që ka fituar një tender në vlerë prej 3 milion eurosh. “Është ky një projekt austriak, për të cilin dikush ka marrë miliona euro, gjoja për mbrojtjen e këtyre arinjve. Ne i posedojmë prej një dekade dhe askush nuk na shpërbleu që i ruajtëm. Përkundrazi, ne na konfiskohen, sikur të ishte një kafshë që e kemi vjedhur. Dje na erdhi një vendim dhe sot, pa kurrfarë paralajmërimi, na i konfiskuan kafshët më të dashura për vizitorët, me të cilat ishin mësuar”, tha Shehu, duke paralajmëruar ankesë në instancat përkatëse. “Sigurisht që do të ankohemi, sepse ata arinj ishin pronë e jona dhe nuk mund dikush, qoftë edhe shteti, t’i marrë pa kurrfarë kompensimi. Nëse refuzohen ankesat tona, ne rrezikohemi që ta mbyllim kopshtin, i cili është i vetmi me këto përmasa në Kosovë”, tha për Radio SHARRI-n, Salih Shehu, njëri nga vëllezërit, pronarë të Kopshtit Zoologjik “Shqiponja”.
Në këtë operacion konfiskimi, është involvuar edhe policia. Ndërsa zyrtari i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Rifat Morina, ka thënë se këto kafshë janë specie, të cilat kjo ministri i mbron me ligj dhe se vendi ku ato do të jetojnë në të ardhmen, do të jetë më i përshtatshëm. Dy arinjve të murrmë, iu injektua anestezioni për t’i përgjumur dhe më pas u transportuan për në Graçanicë, ku me vendimin e kësaj ministrie, është përcaktuar rezervati për mbrojtjen e këtyre gjitarëve, që konsiderohen se janë të rrezikuar, e që në tërë Kosovën thuhet se janë vetëm 15 sosh.
 

Share