• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 22.05.2013
e Mërkurë, 22 Maj 2013 22:31

Dragash
– Konflikti i para ca ditësh mes nxënësve të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, duket se nuk ka përfunduar. Pasi është arritur paraprakisht pajtimi mes prindërve dhe nxënësve të involvuar, sërish janë konfrontuar këta të fundit, duke u hakmarrë me po të njëjtën mënyrë, por, kësaj radhe, në oborrin e shkollës.
Policia ka njoftuar se dy prej nxënësve e kanë sulmuar njërin nga nxënësit që tashmë ishin pajtuar, pas konfliktit të parë. Njoftohet se i lënduari ka marrë tretman mjekësor në spitalin e prizrenit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Prizren - Banorët e fshatit Lubizhdë kanë protestuar para Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar nga zyrtarët komunalë që të ndërmarrin hapa për anulimin e të gjitha vendimeve të marra, për ndarjen e trojeve në fshatin Lubizhdë, në shtratin e lumit dhe në vendet tjera, që nga vitit 2001.
Kryetari i fshatit dhe i Këshillit  Organizativ të protestës, Nehat Vehapi, në emër të banorëve të fshatit ka shprehur dyshime për keqpërdorime. Vehapi tha se ndërtimet në pronë të fshatit kanë filluar në vitin 2010, ndërsa këto ditë kanë filluar punime të reja.
Banorët e fshatit Lubizhdë kërkuan veprim energjik për ndalimin e punimeve pa leje në këtë pjesë. Një delegacion i protestës është takuar me kryetarin, Ramadan Muja, i cili iu ka premtuar se do të marrë hapa konkret për shqyrtimin e kërkesës së tyre.
Lezhë - Një 24-vjeçar nga Lezha është plagosur rëndë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në shëtitoren kryesore të qytetit, pas një zënke verbale. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet me dije se i plagosuri, Klevis Prenga, ishte në automjetin e tij kur është qëlluar nga një automjet tjetër me xhama të zinj, nga persona të paidentifikuar. Policia po vijon hetimet, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Tetovë - Federata e Futbollit e Maqedonisë e ka ndërprerë ndeshjen finale, ndërmjet Shkëndisë dhe Teteksit, për shkak të brohoritjeve jokorrekte, në baza etnike, nga tifozët e të dyja skuadrave. Ky ishte vendim i delegatit, Toni Stojanovski, dhe komisionit për siguri. Ndeshja është ndërprerë, pasi brenda 30 minutave lojtarët dy herë ishin dërguar në dhomat e zhveshjes. Me këtë vendim janë pajtuar të dyja ekipet.
Qysh në fillim të ndeshjes, tifozët e Shkëndisë fishkëllyen himnin e Republikës së Maqedonisë. Më pas ata kanë brohoritur, UÇK, UÇK, ndërsa nuk kanë munguar edhe provokimet e tifozëve maqedonas, me çka erdhi deri te ndërprerja e takimit. Sonte vonë do të mësohet, se kur do të luhet ndeshja mes tyre, për trofeun e Kupës së Maqedonisë.
 

Share