• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 24.05.2013
e Premte, 24 Maj 2013 22:03

Dragash
– Pas shumë kohësh, që kur është shuar klubi më i madh futbollistik nga komuna e Dragashit “Opoja”, sot janë ndezur shkëndijat e para për riaktivizimin e tij. Një grup entuziastësh kanë formuar OJQ-në me këtë emër, me synim të riaktivizimit të këtij klubi futbollistik, i cili do të regjistrohet edhe në FFK.
Sot është mbajtur Kuvendi themelues i klubit, ku janë emëruar edhe anëtarët që përfshihen nga të gjitha fushat e nevojshme për funksionimin e klubit, në baza vullnetare. Siç u tha në Kuvend, premtimet për mbështetje të klubit kanë marrë nga bizneset private, por edhe nga kryetari i Komunës, Salim Jenuzi, i cili iu ka premtuar autobusin e Komunës për nevoja të klubit, si dhe investime në rregullimin e stadiumit ekzistues të qytetit.
Dragash - Kryetari i PDK-së në Dragash, Salim Jenuzi, ka deklaruar se nuk i frikësohet konkurrencës së BD-së, e udhëhequr nga Zafir Berisha. Sipas tij, PDK-ja nuk ka konkurrencë në Dragash dhe se “BD-ja e Zafirit është formuar heshtazi në Dragash, prandaj PDK-ja nuk ka pse t’i frikësohet ardhjes së kësaj partie”. Kryetari i PDK-së, njëherësh edhe i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, vlerëson se BD-ja nuk do të ketë sukses në këtë komunë. ”Vet Zafiri, shumë shpejt ka për ta kuptuar se nuk do të ketë sukses në Dragash”, ka thënë Jenuzi.
Sipas tij, BD-ja për shumë arsye nuk mund të rrezikojë PDK-në në Dragash. “Arsyeja kryesore është se, tek BD-ja nuk pashë që ka shkuar ndonjë kuadër”, tha Jenuzi, i bindur se anëtarët e PDK-së nuk do të kalojnë në BD. “Ndonjë anëtarë, aty-këtu, edhe mund të shkojë, por këto janë lëvizje të vogla, e që në PDK nuk vërehen”, tha Jenuzi.
Dragash – Të shtunën, kryesia e degës së LDK-së në Dragash, do të takohet me elektoratin e nëndegës së fshatit Bresanë. Takimi do të filloj në orën 17:00, ku do të diskutohet për rrjedhën e konsolidimit të kësaj partie, si dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale që pritet të zhvillohen në vjeshtë.
Kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, i ka thënë radios sonë, se në këtë takim me simpatizantët nga fshati më i madh i Opojës, do të prezantojnë edhe anëtarë nga kryesia qendrore e LDK-së.
Prizren - Gazeta e njohur amerikane “Washington Post”, pas publikimit të lajmit nga radioja jonë, lidhur me konfiskimin e dy arinjve nga kopshti zoologjik “Shqiponja” në Prizren, ka raportuar se këta arinj “u shpëtuan” me ndihmën e organizatës “Katër Putrat”.
Arinjtë, Rina dhe Ari, u konfiskuan të mërkurën nga “Shqiponja”, ku ishin mbajtur për dhjetë vjet si eksponat për vizitorët. Tashmë, këta arinj janë transferuar në strehimoren, afër liqenit të Badovcit, edhe pse këtë konfiskim e kundërshtuan pronarët e kopshtit zoologjik “Shqiponja”.
Prizren – Një vrasje në tentativë është raportuar nga policia e Prizrenit, e cila kishte ndodhur dje në fshatin Peçan të Suharekës, kur një person është shtypur qëllimisht me automjet. Sipas hetimeve të para, policia thotë se viktima e rastit e kishte vërejtur qëllimin e drejtuesit të automjetit dhe kishte bërë përpjekje për t’iu shmangur. Mirëpo, ai nuk kishte arritur që tërësisht të shpëtonte nga ky sulm i pazakontë. Për pasojë, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe, në veturën e tij ka gjetur një pistoletë të prodhimit jugosllav, me pesë fishekë të kalibrit 6.35 milimetër.
 

Share