• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Bashkëpunimi, Prizren – Shkodër!
Nga: Radio SHARRI   
e Shtunë, 25 Maj 2013 11:53

luigj_gurakuqi_shkoderShkodër, 25 maj 2013
- Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim shkëmbimin dhe koordinimin e veprimtarive kërkimore dhe shkencore, në arsimin e lartë. Marrëveshja mes rektorëve të dy universiteteve, Mazllum Baraliu, nga “Ukshin Hoti” dhe Artan Haxhi, nga “Luigj Gurakuqi”, është arritur gjatë punimeve të konferencës shkencore, që është duke u mbajtur në Shkodër.
Në bazë të kësaj marrëveshje të nënshkruar, palët do të ndihmojnë njëra-tjetrën në kualifikimin e personelit pedagogjik, nëpërmjet organizimit të seminareve trajnuese, projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, udhëheqjeve shkencore dhe veprimtarive të tjera të përbashkëta. “Sipas kushteve dhe mundësive, palët do të shkëmbejnë botime akademike apo periodike, si dhe çdo informacion tjetër shkencor, me interes të përbashkët. Palët do të informojnë njëra- tjetrën për organizimin e konferencave shkencore, nga ana e tyre, ose në bashkëpunim me fakultete apo institucione homologe, vendase apo të huaja, do të inkurajojnë pjesëmarrjen e pedagogëve të tyre në këto veprimtari”, theksohet ndër të tjerash në marrëveshjen e arritur. Në kuadër të shkëmbimit të përvojës pedagogjike dhe akademike, sipas kësaj marrëveshje, parashihet që palët t’i dërgojnë njëra-tjetrës programet dhe planet e tyre mësimore, të shkëmbejnë lektorë për mësimdhënie në disiplinat që do t’i gjykojnë me interes të përbashkët, gjithnjë duke i respektuar aktet e brendshme normative të tyre.
 

Share