• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Konsolidohet dega e AKR-së në Dragash!
Nga: Radio SHARRI   
e Diel, 26 Maj 2013 23:07

kuvendi_akr_dragashDragash, 26 maj 2013
- Dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Dragash, të dielën mbajti Kuvendin e tretë zgjedhor, në të cilin u zgjodh kryetari i ri i degës dhe kryesia e re. I pranishëm në këtë kuvend ishte edhe anëtari i kryesisë qendrore të AKR-së, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli.
Duke shprehur kënaqësinë dhe obligimin ndaj partisë, sekretari i degës, Mujdin Jusufi, tha se dega e AKR-së në Dragash i ka parasysh politikat parimore dhe largpamësinë që posedon kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli, për, siç tha, ndërtimin e një shteti ligjor, pa korrupsion, transparent, demokratik dhe me një të ardhme të ndritshme ekonomike. “Edhe pse kemi pasur rritje, që nga zgjedhjet paraprake, ku kemi arritur të përfaqësohemi edhe në Kuvendin komunal të Dragashit, si dhe jemi pjesë e Koalicionit Qeverisës, ne jemi përpjekur që në mënyre sa më racionale dhe të efektshme të japim kontributin tonë për shtytjen përpara të proceseve demokratike. Shpeshherë nuk kemi qenë të kënaqur me politikat qeverisëse të partnerit tonë në koalicion, por jemi munduar që t’i tejkalojmë këto vështirësi, me qëllimin e vetëm, koordinimin e politikave të presidentit tonë, për të ruajtur kohezionin tonë politik brenda AKR-së”, tha mes tjerash Jusufi.
Kuvendin e degës së AKR-së e kanë përshëndetur edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike, të cilët u shprehen se shumëllojshmëria politike nuk nënkupton edhe qëllime të shumëllojshme, por se, që të gjithë kanë vetëm një qëllim, mirëqenien e popullatës.
Në pjesën e dytë punuese, dega e AKR-së ka zgjedhur për kryetar, Zaim Hajredinin, i cili u zotua se nuk do të flasë shumë, por besimin e kësaj detyre do ta dëshmoj me punë. “Jam krenar që më është besuar të udhëheq një parti, e cila ka vlera të larta kombëtare dhe është me vizion të qartë për një shoqëri demokratike dhe të integruar”, tha kryetari i ri i degës së AKR-së në Dragash, Zaim Hajredini.
 
Kryesia e AKR-së, dega në Dragash:
  
 Zaim Hajredini
 kryetar
 Behar Guri
 nënkryetar i parë 
 Ymridin Mehmeti
 nënkryetar i dytë
 Rexhep Sejdilar
 nënkryetar (minoritet)
 Mujdin Jusufi
 sekretar
 Fitim Tefiku
 anëtar – zëdhënës
 Valmir Vehapi
 anëtar
 Adil Tahiri
 anëtar
 Rasim Imeri
 anëtar
 Menderes Sadiku
 anëtar
 Driton Ramadani
 anëtar
 
 

 
Share