• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Dhuna në “Ruzhdi Berisha” doli sheshit!

protesta_nxenesit_defileDragash, 27 maj 2013
- Ngjarjet e para ca ditëve, që ndodhën në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, kur disa nxënës u plagosen me thika, kanë arritur kulmin e shqetësimit në këtë komunë të skajshme të Kosovës. Kjo ka bërë që drejtuesit e kësaj vatre arsimore, bashkë me nxënësit, të defilojnë të hënën në qendër të Dragashit, duke bartur dhe parullat që iu bëjnë thirrje institucioneve për të marrë masa.
Në ditën kur e tërë Kosova përqendrohej në protestën që po zhvillohej në Prishtinë, duke shprehur kundërshtimin për arrestimet e fundit të ish komandantëve të UÇK-së, drejtoria e kësaj vatre më të madhe arsimore në Dragash, protestoi kundër dhunës që po ushtrohet në shkollë, e që ka marrë përmasa shqetësuese. Ata defiluan para Komunës, Gjykatës Komunale dhe Policisë, në shenj pakënaqësie, pikërisht me këto institucione që janë përgjegjëse për sigurinë publike. Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Xhevdet Ibrahimi, tha për radion tonë se, dhuna në këtë shkollë ka arritur kulmin, prandaj kanë vendosur që të defilojnë, si masë për vetëdijesimin e institucioneve, në lidhje me atë që po ndodhë në këtë vatër arsimore. “A nuk është ky kulmi, kur në derë të shkollës, dikush nga jashtë ta plagosë nxënësin? Ku është policia, nga e cila gjithnjë kërkojmë ndihmë, por ajo nuk na ofrohet? Ne kemi të drejtë të dyshojmë edhe në policinë tonë, sidomos komandantin e saj, pasi ata nuk po na ofrojnë siguri. Në rastin e fundit, pasi e arrestojnë dorasin e plagosjes së nxënësit, e lirojnë atë menjëherë dhe i njëjti person, të nesërmen më kërcënon mua si drejtor”, tha Ibrahimi, duke shfaqur hapur revoltën ndaj policisë së Dragashit, me në krye komandantin, Gëzim Zogaj, për të cilin thotë se nuk interesohet për sigurinë në Dragash, me që nuk është banor nga kjo komunë. Nga ana tjetër, i kontaktuar nga Radio SHARRI, komandanti Gëzim Zogaj habitet me mosnjohjen e procedurave që ka shfaqur drejtori i shkollës. Ai madje ka sqaruar se ky sistem dallon nga ai monist, kur policia ishte vetë gjykatës, urdhërdhënës, ekzekutues dhe vet shteti. “Sot nuk veprohet si dikur. Policia intervenon, në bazë të ligjit, ku gjithçka varet nga prokurori i shtetit. Edhe në rastin në fjalë, ne kemi arrestuar personin, kemi zhvilluar hetime dhe, me urdhër të prokurorit, e kemi lënë të lirë, ndërsa procedurat e mëtejme i zhvillon gjykata dhe jo policia. Pastaj, policia nuk mund të mbaj sigurinë brenda shkollave, por këtë duhet ta bëjnë vetë shkollat, apo institucionet e arsimit. Sa i përket akuzave nga drejtori i kësaj shkolle, mund të them se është ai që nuk bashkëpunon me policinë dhe jo ne. Këtë e ka dëshmuar, në një takim që kemi zhvilluar me të dhe, ai e ka braktisur takimin demonstrativisht, pasi nuk është pajtuar me ligjet aktuale, por ka kërkuar që ne të veprojmë edhe fizikisht. Kjo kohë ka kaluar. Sot gjithçka funksionon sipas ligjeve në fuqi dhe secili bën punën e vet”, tha Zogaj, duke njoftuar se, nga shtatori i vitit të kaluar, policia ka përcjellë në prokurori, tri lëndë që ndërlidhen me sulmet që kanë ndodhur në këtë shkollë.
Defilimi i sotëm, në shenj proteste, merret vesh se nuk ka pasur përkrahjen, as nga drejtoria e Arsimit në Dragash, me arsyetimin se nuk janë respektuar sugjerimet e këtij institucioni, për kohën dhe mënyrën e zhvillimit të saj. Këtë e ka konfirmuar për radion tonë vet drejtori i Arsimit, Hajri Ramadani, i cili ka thënë se, nuk është kundër këtij veprimi që ka ndërmarrë drejtoria e shkollës, por është dashur të plotësoheshin disa kritere. Mendim të njëjtë kishte edhe komandanti i Policisë së Dragashit, Gëzim Zogaj, i cili nuk e ka pranuar njoftimin e shkollës për zhvillimin e protestës, për të cilin veprim është ankuar drejtori i shkollës. “Edhe protestat kanë një procedurë. Ato duhet të paralajmërohen, duke saktësuar se kush, kurë dhe ku do të tubohet. Ne nuk mund të pranojmë një njoftim të thjeshtë, pa pasur të dhëna të sakta për zhvillimin e protestës. Prandaj, iu kemi kërkuar atyre që ta plotësojnë njoftimin, e që e kanë konsideruar si refuzim”, tha Zogaj.
Për protestën e sotme do të diskutohet të martën, me fillim në orën 14:00, në RTV 21, ku i ftuar në panel do të jetë edhe drejtori i radios sonë, Beqir Beqaj.


Share