• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Jehona e shkollës “Ruzhdi Berisha” (Video)

debati_ruzhdi_berishaDragash, 29 maj 2013
- Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Dragashit, u tentua që të futej një pikë shtesë e rendit të ditës, lidhur me konfliktet e fundit që ndodhën në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, ku pati nxënës të lënduar.
Ishte këshilltarja nga radhët e LDK-së, Shqipe Halili, e cila kërkoi futjen e kësaj pike shtesë, por që me votim ajo u refuzua. Megjithatë, profesoresha në “Ruzhdi Berisha”, Shqipe Halili, nuk hoqi dorë nga kërkesa e saj.
E përkrahur nga kolegët, gjithsejtë 9 këshilltarë të LDK-së, si dhe këshilltari i vetëm i LDD-së, Qamil Kolloni, ajo ka iniciuar mbledhje të jashtëzakonshme për këtë problematikë, e cila tashmë ka marrë përmasa në nivel shtetëror. Burimet tona, brenda këtyre subjekteve politike, kanë marrë vesh se kjo seancë do të mbahet të hënën, më 3 qershor. Ndërkohë, edhe burime brenda ekzekutivit kanë mësuar se një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet, ku do të trajtohet kjo gjendje në shkollën e vetme të mesme, në Dragash. Televizioni 21, pasi e ka përcjellë të hënën defilimin e nxënësve të kësaj vatre arsimore, duke zhvilluar edhe intervista me disa nga drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për sigurinë, të nesërmen e ka trajtuar për më shumë se 30 minuta ngjarjen, ku ka ftuar në panel përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, Policisë dhe një psikolog. I ftuar në panel ishte edhe drejtori i shtëpisë sonë informative, Beqir Beqaj, i cili ka debatuar me zyrtarët, duke i konsideruar institucionet e tyre si përgjegjëse për mosvullnet në parandalimin dhe më pas edhe të marrjes së masave adekuate ndaj shkaktarëve që po e prishin rendin nëpër shkolla dhe jo vetëm. Në cilësinë e prindit, i cili në këtë shkollë ka dy fëmijë, Beqaj ka konstatuar se në këtë debat kishte mjaftë demagogji, por jo edhe zotime konkrete. “Si mund ta quash fjalimin e zyrtarëve, kur flasin për instalim kamerash, ndërkohë që personat, të cilët po e prishin rendin dhe sigurinë në këtë shkollë, e që numërohen në gishtat e njërës dorë, janë të njohur për të gjithë”, ka thënë Beqaj.
Sido që të jetë, defilimi i së hënës, për të cilin u kuptua se nuk e kishte përkrahjen nga drejtoria e Arsimit në Dragash, lë shumë për të dyshuar, nëse kemi të bëjmë, vërtetë me një problem që i takon natyrës tekniko-ligjore, apo problemin duhet kërkuar në mesin e politikës.



Share