• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Lajme BLIC - 29.05.2013
e Mërkurë, 29 Maj 2013 21:00

Dragash
- Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Dragashit, u tentua që të futej një pikë shtesë e rendit të ditës, lidhur me konfliktet e fundit që ndodhën në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, në Dragash, ku pati nxënës të lënduar. Ishte këshilltarja nga radhët e LDK-së, Shqipe Halili, e cila kërkoi futjen e kësaj pike shtesë, por që me votim ajo u refuzua.
Profesoresha në “Ruzhdi Berisha”, Shqipe Halili, nuk hoqi dorë nga kërkesa e saj. E përkrahur nga kolegët, gjithsejtë 9 këshilltarë të LDK-së, si dhe këshilltari i vetëm i LDD-së, Qamil Kolloni, ajo ka iniciuar mbledhje të jashtëzakonshme për këtë problematikë, e cila tashmë ka marrë përmasa në nivel shtetëror. Burimet tona, brenda këtyre subjekteve politike, kanë marrë vesh se kjo seancë do të mbahet të hënën, më 3 qershor.
Rahovec - Rreth orës 11:00, në fshatin Fortesë të Rahavecit janë tubuar rreth 40 banorë, për të kundërshtuar vënien e gurëthemelit për ndërtimin e një fabrike tjegullash. Në këtë kundërshtim disa nga banorët e kanë sulmuar fizikisht menaxherin e kompanisë, e cila kishte filluar ndërtimin e fabrikës.
Policia i ka shoqëruar në polici gjashtë persona, për të cilët prokurori i shtetit ka vendosur që të ndalohen nën masën e arrestit policor. Ndërkaq, viktima është dërguar në emergjencën e Rahavecit për trajtim mjekësor. Sipas informatave të policisë, kompania që ka nisur me punimet për ndërtimin e fabrikës i posedon të gjitha dokumentet e duhura që kërkohen nga Ministria dhe qeveria lokale.
Rahovec - Pas incidentit të ndodhur, sot në fshatin Fortesë, me ç’rast është sulmuar përfaqësuesi i investitorit turk, ju bëjmë thirrje banorëve të këtij fshati që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të shfaqin respekt të plotë ndaj institucioneve lokale e qendrore të Republikës së Kosovës, thuhet në një komunikatë të kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. “Ne jemi shumë të interesuar që investimet e jashtme të shtohen, duke ndikuar në uljen e papunësisë dhe rritjen e mirëqenies sociale. Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që interesi i qytetarëve të cenohet. Kërkojmë që pakënaqësitë të shprehen në mënyrë demokratike dhe të ligjshme”, thuhet më tej në njoftimin e kreut të Rahovecit, i cili investimin në fjalë e ka cilësuar të qëlluar që e ul importin e prodhimit të tjegullave nga vendet e rajonit.
Suharekë - Rreth dy kilometra të autorrugës, në afërsi të Suharekës, po rikonstruktohen, pas gjashtë muajsh që kur u ndërtuan. Por, ky fenomen nuk po e shqetëson Qeverinë, pasi problemet e tilla i kishte paraparë. “Në kuadër të projektit të autostradës, janë paraparë rrëshqitjet gjeologjike. Kompania kontraktuese do ta sanojë gjendjen”, ka thënë Lah Nitaj, këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës, duke specifikuar se gjithë kjo punë e përsëritur nuk do të ketë kosto shtesë për Qeverinë e Kosovës. Projekti më i madh i Qeverisë së Kosovës, autorruga Prishtinë – Vërmicë, ka filluar të ndërtohet në prill të vitit 2010. Deri më tani janë lëshuar në qarkullim rreth 60 kilometra, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet të përfundojë ky projekt, i cili do të kushtoj rreth 800 milionë euro.
Lezhë - Autoriteti Kombëtar i Rrugëve, në Shqipëri, ka nisur riveshjen me asfalt të magjistrales, Lezhë – Milot, me gjatësi rreth 15 kilometra. Fondi për këtë projekt është ndarë nga buxheti shtetëror, ka njoftuar përgjegjësi i Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për veriun, Luigj Shyti.
Krahas cilësisë dhe garancisë qe do të ketë ky segment, pas këtij intervenimi, inxhinieri mbikëqyrës, Fatjon Pashi, ka siguruar se punimet do të përfundojnë para afatit, për të shmangur pikun e fluksit të automjeteve gjatë sezonit turistik.
Moskë - Njëri nga prezantuesit më të famshëm, veteranë televiziv amerikan, Lari King, e ka filluar punën në kanalin televiziv “Russia Today”, njoftoi kryeredaktorja e këtij mediumi, Margarita Simonian, sipas së cilës programi do të titullohet “Larry King Noë”, ndërsa xhirimet do të bëhen në studion e “Russia Today”, në Uashington. Lari King punon në lëmin e gazetarisë, prej më shumë se 50 vjetësh. Gjatë kësaj kohe, ai ka realizuar mbi 50 mijë intervista me presidentë, aktorë, muzikantë, politikanë dhe figura të njohura publike. Ai ka mbetur në kujtesën e shikuesve rusë, pas intervistës së realizuar në vitin 2000 me presidentin e tyre, Vladimir Putin.
 

Share