• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Arrestohet bombahedhësi i Xërxes?

bomba_zjarrefikesitRahovec, 30 maj 2013
- Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar një banor të fshatit Xërxë të Rahovecit, me mbiemrin Thaçi, si të dyshuar për bashkëveprim me një tjetër person, po më këtë mbiemër, se më 1 maj kanë kryer veprën penale, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
Hazir Berisha, zëdhënës i Policisë në Prizren, ka njoftuar sot se të dyshuarit, në orët e vona të datës 1 maj, kanë hedhur një granatë dore në një pikë karburanti, me ç’rast roja në këtë objekt kishte mbetur i plagosur. Berisha tha se policia është në kërkim të një të dyshuari tjetër, të cilin, gjatë operacionit të mbrëmshëm, nuk kanë mundur ta kapin. “Pa u arrestuar edhe personi tjetër, nuk mund të dimë se cilat janë motivet e këtij rasti. Por, jemi të njoftuar se viktima dhe këta të dyshuar kanë pasur ngatërresa mes vete, edhe më herët”, ka thënë Berisha, duke njoftuar edhe për një rast tjetër, që kishte ndodhur dje, kur një qytetar, i cili ishte duke kërkuar metale të vjetra për t’i shitur, ka hasur në tri predha artilerie. “Personi ka lajmëruar policinë në Prizren, e cila ka dalë në atë lokacion, në rrugën ‘Enver Hadri’ dhe ka bërë sigurimin e lokacionit, përderisa kanë arritur pjesëtarët e FSK-së, të cilët i kanë larguar mjetet e  rrezikshme, për t’i shkatërruar në një vend të sigurt”, ka njoftuar Berisha.
 

Share