• Kërkimi i Shpejtë •

• Lidhjet Direkte •

kpm_radio_sharri

komuna_dragash_radio_sharri

• Publicitet •

ambienti_radio_sharri_dragash

grill_sharri_radio

kolloni_radio_sharri

• Publicitet •

ilva_radio_sharri_dragash

• Publicitet •

publicitet_nje_radio_sharri

• Publicitet •

libri_radio_sharri

• Publicitet •

kufje_radio_sharri

• Dita e FLAMURIT •

edhe:
Gëzuar!
connect_radio_sharri_tring
Adem Hoxha, kryetar i ri i Komunës së Gorës!

harta_dragashBeograd, 31 maj 2013
- Mediat serbe kanë njoftuar për një vendim të Qeverisë së Serbisë, me të cilin shkarkohen udhëheqjet e Komunave të saj në Kosovë, ku përfshihet edhe Komuna e Gorës, në Dragash. Sipas këtij vendimi, të cilin me nxitim e kanë transmetuar edhe mediat serbe të Kosovës, qeveria serbe ka formuar organet e reja në këto Komuna, të cilat, siç thuhet, do të jenë të përkohshme. “Qeveria e Serbisë, në mbledhjen e fundit, të enjten, ka marrë vendimin për shkarkimin e udhëheqjeve komunale në Kosovë e Metohi dhe formimin e organeve të përkohshme komunale, në gjithë territorin e krahinës së Kosovës e Metohisë”, thuhet mes tjera në njoftim, sipas së cilit, tashmë janë formuar organet e reja të përkohshme, me kryetarë të rinj, në komunat Lipjan, Shtërpcë, Obiliq, Gjilan, Viti, Vushtrri, Rahovec, Istog, Fushë Kosovë, Kamenicë, Skënderaj dhe në Gorë. Për kryetarë të këtyre komunave janë emëruar anëtarë të partisë në pushtet, SNS e Tomisllav Nikoliqit, të cilën tani e udhëheq nënkryetari i parë i qeverisë, Aleksandër Vuçiq.
Sipas këtij vendimi, organinin udhëheqës të përkohëshëm të Komunës së Gorës, e përbëjnë; Adem Hoxha (kryetar), Selman Osmani, Mersiha Memishi, Admir Sholla dhe Ershed Bislimi (anëtarë). Për komunën e Istogut, kryetar është emëruar, Malisha Gjuriq, ndërsa anëtarë të organit udhëheqës janë emëruar, Millorad Lacmanoviq, Millorad Stojanoviq, Vuko Gjuriq dhe Dejan Repanoviq. Kryetar i Komunës së Lipjanit është emëruar, Sërxhan Petkoviq, ndërsa anëtarë; Daniela Trajkoviq, Zllatko Llaziq, Sasha Moraça dhe Millan Joksimoviq. Kryetar i komunës së Shtëprcës është emëruar Ivan Rexhiq, ndërsa anëtarë; Mirosllav Gjorgjeviq, Marjan Gjorgjeviq, Zhivçe Sharkovçeviq dhe Nenad Filipoviq. Kryetar i Komunës së Obiliqit është emëruar, Nenad Deniq, ndërsa anëtarë; Momçillo Steviq, Trajko Jakovleviq, Zoran Vuksanoviq dhe Boban Dançetoviq. Kryetar i Gjilanit është emëruar, Radovan Stojkoviq, ndërsa anëtarë të organit të përkohshëm; Zoran Stojkoviq, Stanko Trajkoviq, Aleksandër Stanojeviq dhe Goran Cvetkoviq. Organin e përkohshëm të Vitisë e përbëjnë; Millosh Jovanoviq (kryetar), Sreçko Spasiq, Sërxhan Nikoliq, Dalibor Dajiq dhe Jordan Kërçmareviq (anëtarë). Organinin e përkohshëm udhëheqës të Vushtrrisë, e përbëjnë Desimir Milkoviq (kryetar), Aca Mishiq, Lubisha Andriq, Milijana Stoliq dhe Toma Miniq (anëtarë). Organin e përkohëshëm të Komunës së Rahovecit e përbëjnë Nenad Stashiq (kryetar), Millorad Bërkiq, Marko Stashiq, Zoran Gërkoviq dhe Jovan Gjuriçiq (anëtarë). Organin e përkohëshëm të Komunës së Fushë Kosovës e përbëjnë: Lubisha Çirkoviq (kryetar), Tihomir Dimiq, Sinisha Simonoviq, Tijana Bojkoviq dhe Zvonko Niçiq (anëtarë). Organin e përkohëshëm të Komunës së Skënderajt e përbëjnë: Millomir-Mile Jokiq (kryetar), Marko Ristiq, Rajko Tomasheviq, Svetllana Tomasheviq dhe Nebojsha Tomasheviq (anëtarë). Ndërkaq, organin e përkohëshëm udhëheqës të Komunës së Kamenicës, e përbëjnë: Millosh Filiq (kryetar), Zoran Maksimoviq, Gjorgje Andrejeviq, Dejan Jovanoviq dhe Nenad Stankoviq (anëtarë).
Merret vesh se ky vendim i Qeverisë së Serbisë, ka ardhur pas këmbënguljes se kryetarëve të deritashëm të disa Komunave paralele, për të mos e pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe që përkrahnin formimin e Kuvendit të “Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë”.
 

Share